Instalacioni artistik “Lexojmë për Lirinë” renditi Bashkia Metropolitane në shkallët përpara Monumentit të Ushtrisë Sovjetike në Sofje. E përbashkëta e titujve të librave është se ata i kushtohen distopisë së komunizmit. Ngjarja shënon ditën e 250-të që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.
Ndër titujt janë “1984” i George Orwell, “Çdo gjë që zotëroj, e mbaj me vete” i Herta Müller, “Reportazhe me korrespondencë” i Georgi Markov, “Rusia e Putinit” e Anna Politkovskaja, “Libri i të qeshurit dhe harresës” i Milan Kundera, “Arkipelagu Gulag" nga Aleksandër Solzhenicin, “Mjeshtri dhe Margarita” nga Mihail Bulgakov etj. Shkrimtarë të njohur do të marrin pjesë në leximin letrar me fragmente të përzgjedhura.
Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..