Ditën e hënë filloi me një tjetër sulm masiv me raketa ruse në qytetet e Ukrainës. Të paktën dhjetë sulme u kryen kundër kryeqytetit Kiev. Shpërthime u dëgjuan në rajonet Harkiv, Krivoj Rog, Zaporozhie, Çerkask dhe Vinice, transmeton UNIAN.
Kjo ndodhi pas një sulmi me dronë ndaj anijeve ruse në portin e Sevastopollit, për të cilin pala ruse fajësoi Ukrainën. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, në përgatitjen e sulmit morën pjesë specialistë britanikë që trajnuan ushtarakët e Qendrës Speciale të 73-të të Ukrainës për Operacione Detare. Sipas Moskës, e njëjta ndarje qëndron pas shpërthimit të gazsjellësve “Rryma Veriore 1” dhe “Rryma Veriore 2” më 26 shtator, njoftoi korrespondenti ynë Angel Grigorov nga Moska. Londra i mohoi këto akuza.
Pas këtij sulmi Rusia lajmëroi OKB-në se po pezullon zbatimin e marrëveshjes së grurit për një periudhë të pacaktuar kohore dhe kërkoi që një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirret më 31 tetor.
Ndërkohë, Ukraina, Turqia dhe OKB-ja ranë dakord për një plan për të lëvizur 16 anije përgjatë Korridorit Humanitar Detar të Detit të Zi më 31 tetor, si pjesë e Iniciativës së Drithërave përmes Detit të Zi. 6 anije me mbi 186 mijë tonë drithë për Holandën, Britaninë e Madhe, Algjerinë, Xhibutin, Egjiptin dhe Turqinë u nisën të hënën në mëngjes nga 3 portet e Ukrainës, njoftoi Reuters.
Më shumë se 200 anije mallrash janë praktikisht të bllokuara për shkak të refuzimit të Rusisë për të përmbushur marrëveshjen për eksportin e grurit nga portet e Ukrainës, njoftuan nga Kievi.
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..
Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..
Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..