Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia sulmoi me raketa qytetet ukrainase

Foto: Pexels

Ditën e hënë filloi me një tjetër sulm masiv me raketa ruse në qytetet e Ukrainës. Të paktën dhjetë sulme u kryen kundër kryeqytetit Kiev. Shpërthime u dëgjuan në rajonet Harkiv, Krivoj Rog, Zaporozhie, Çerkask dhe Vinice, transmeton UNIAN.

Kjo ndodhi pas një sulmi me dronë ndaj anijeve ruse në portin e Sevastopollit, për të cilin pala ruse fajësoi Ukrainën. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, në përgatitjen e sulmit morën pjesë specialistë britanikë që trajnuan ushtarakët e Qendrës Speciale të 73-të të Ukrainës për Operacione Detare. Sipas Moskës, e njëjta ndarje qëndron pas shpërthimit të gazsjellësve “Rryma Veriore 1” dhe “Rryma Veriore 2” më 26 shtator, njoftoi korrespondenti ynë Angel Grigorov nga Moska. Londra i mohoi këto akuza.

Pas këtij sulmi Rusia lajmëroi OKB-në se po pezullon zbatimin e marrëveshjes së grurit për një periudhë të pacaktuar kohore dhe kërkoi që një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirret më 31 tetor.

Ndërkohë, Ukraina, Turqia dhe OKB-ja  ranë dakord për një plan për të lëvizur 16 anije përgjatë Korridorit Humanitar Detar të Detit të Zi më 31 tetor, si pjesë e Iniciativës së Drithërave  përmes Detit të Zi. 6 anije me mbi 186 mijë tonë drithë për Holandën, Britaninë e Madhe, Algjerinë, Xhibutin, Egjiptin dhe Turqinë u nisën të hënën në mëngjes nga 3 portet e Ukrainës, njoftoi Reuters.

Më shumë se 200 anije mallrash janë praktikisht të bllokuara për shkak të refuzimit të Rusisë për të përmbushur marrëveshjen për eksportin e grurit nga portet e Ukrainës, njoftuan nga Kievi.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shërbim përkujtimor në Sofje për nderim të viktimave të

80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme"

Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe keqtrajtimi i mijëra bullgarëve për shkak të identitetit të tyre bullgar. Gjakderdhja u përgatit me..

botuar më 25-01-07 4.30.PD

Parashikimi i motit për 7 janarin

Paraditen e së martës përgjatë Danubit, në lugina dhe në Fushën e Trakisë së Epërme do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta shtresore. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell. Vranësirat do të shtohen pas mesditës dhe do të bëhen të ndjeshme deri në..

botuar më 25-01-06 7.40.MD

Bullgarët anembanë vendit nxirrnin kryqin e Epifanisë nga ujërat e ftohta

Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Tradicionalisht, në kishat shërbehet një liturgji festive e Epifanisë, shenjtërohet uji dhe më pas priftërinjtë..

botuar më 25-01-06 6.04.MD