Kryeministri Gëllëb Donev do të vizitojë sot Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku me ftesë të homologut të tij Dimitër Kovaçevski do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të pjesës Lindore të Korridorit VIII hekurudhor, seksioni Kumanovo – Beljakovce - Kriva Pallanka.
Korridori VIII Pan-Evropian e lidh Bullgarinë me RSM, Shqipërinë dhe Italinë (nëpërmjet detit). Është një rrugë kyçe në drejtim të forcimit të lidhjes së rajonit duke krijuar një lidhje intermodale midis Detit të Zi dhe Detit Adriatik.
Bullgaria po punon aktivisht për përfshirjen e Korridorit VIII dhe më konkretisht drejtimin Sofje-Shkup-Durrës-Tiranë në korridorin e ri të transportit europian “Ballkani Perëndimor”.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..