Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Milorad Dodik, i cili është me qëndrim pro-rus është presidenti i ri i Republika Srpska

Anëtari i deritanishëm serb i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, është presidenti i ri i Republikës Srpska. Këtë e ka bërë të ditur Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë-Hercegovinës pas rinumërimit të votave të zgjedhësve. Dodik është një mbështetës i idesë së një Republika Srpska autonome. Do të vijë një ditë kur Republika Srpska do të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina, u bëri të ditur ai qytetarëve. Rinumërimi pas zgjedhjeve të 2 tetorit u kërkua nga opozita për dyshime për manipulim. Në të njëjtën kohë, mijëranjerëz dolën në rrugë në mbështetje të Dodik, mes tyre edhe regjisori serb Emir Kusturica. “Mund të shpresoni te mbështetja e Serbisë” – kështu e ka uruar presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq presidentin e ri të Republikës Srpska.
Dodik, i cili ishte president nga viti 2010 deri në vitin 2018, është i njohur për ndjenjat e tij pro-ruse. “Konflikti në Ukrainë është pasojë e drejtpërdrejtë e zgjerimit të aleancës në Lindje, dhe qëllimi i vërtetë është Rusia, pengimi i saj i plotë dhe, në fund të fundit, shkatërrimi i saj”, tha Dodik në një intervistë për “Rosijskaja Gazeta”, botuar më 27 tetor 2022.

Zëvendëskryeministri i Kosovës nuk shkoi në një forum të sigurisë në Beograd për shkak të çështjes së sigurisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi nuk u lejua të marrë pjesë drejtpërdrejt në një forum ndërkombëtar të sigurisë në Beograd. Ky është një sinjal se Serbia nuk është e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ka bërë të ditur para gazetarëve zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori në dialogun Prishtinë-Beograd pas kthimit të tij në pikën kufitare Merdare. Sipas fjalëve të tij, ai u ndalua 85 km larg Beogradit dhe u kërkua të kthehej, pasi siguria e tij nuk mund të garantohej. Sipas Bislimit, është absurde të flitet për komprometimin e sigurisë të një forumi të sigurisë. Ai beson se është ndaluar sepse autoritetet serbe nuk duan që të dëgjohet këndvështrimi i Kosovës. Mirëpo, Bislimi ka deklaruar se do të marrë pjesë në këtë event online, transmeton kosovapress.com.

Emmanuel Joffre: Zgjerimi i BE-së është një investim në siguri

Agresioni rus jo vetëm që vë në pikëpyetje sigurinë evropiane, por edhe të gjithë rendin ndërkombëtar. Politika e zgjerimit të BE-së sot, më shumë se çdo gjë tjetër, është një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe përparimin afatgjatë të kontinentit evropian. Kështu beson ambasadori i BE-së në Serbi, Emmanuel Joffre, transmeton blic.rs. Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përfitojnë nga momenti për të avancuar në rrugën e tyre evropiane. "Ne i shohim ata si anëtarë të ardhshëm dhe kjo është arsyeja se pse po përpiqemi të përfshijmë rajonin në disa nga nismat tona më të rëndësishme, si tranzicioni i gjelbër dhe platforma e përbashkët e furnizimit me gaz," tha Joffre.

Erdogan dhe Stoltenberg do të takohen në Stamboll më 4 nëntor

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohen në Stamboll më 4 nëntor, njoftoi televizioni shtetëror turk TRT-Haber, duke cituar burime të presidencës turke. Sipas burimeve, në takim do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me NATO-n, opsionet për zgjidhjen e krizës ukrainase dhe mundësinë e zgjatjes së marrëveshjes për eksportin e grurit nga portet e Ukrainës.
Stoltenberg tha këtë javë se ai planifikon të diskutojë me udhëheqjen turke çështjen e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në Aleancë.

Greqia prezanton çmime fikse për shportën e konsumit

Parlamenti i Greqisë fikson çmimet e 50 mallrave nga e ashtuquajtura “shporta e konsumit” për supermarketet. Çmimet e këtyre produkteve duhet të mbeten të pandryshuara ose rritja e tyre të jetë minimale. Vendimi u mor me mbështetjen e Demokracisë së Re në pushtet dhe opozitës PASOK, raportojnë mediat greke. Çdo dyqan me fitim vjetor mbi 90 milionë euro do të duhet të hartojë një listë të produkteve “të nevojshme për një jetë dinjitoze”, çmimi i të cilave duhet të mbetet i pranueshëm. Sipas mediave greke, masa do të futet që në fillim të javës së ardhshme, por nuk do të jetë e detyrueshme për dyqanet më të vogla, raportoi BNR “Horizont”.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: apnews.com, rtv.rs, star.com.tr, reuters.com, trendsresearch.org

Më shumë nga rubrika

Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD