Bullgaria u përball me një tjetër problem në kërkimin e një rrugëdaljeje nga kriza politike që u bë konstante, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të miratojë një nga emrat e ministrave të propozuar nga kandidatja për kryeministre të përkohshme, Gorica Grënçarova-Kozhareva. Personaliteti i ministrit të brendshëm Kalin Stojanov doli të jetë problem për presidentin, pasi sipas tij, nuk ka besim se ai mund të sigurojë zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme. Kjo situatë bëri të nevojshme anulimin e betimit, si dhe shtyrjen e datës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Deri tani nuk ka ndodhur që një president të refuzojë të nxjerrë një dekret për emërimin e një kabineti ministror, gjë që shtron pyetjen nëse kriza politike mund të kthehet në kushtetuese. Sipas Profesoreshës së Asociuar Natalia Kisellova, kriza është vetëm politike:
“Në fakt do të jemi dëshmitarë të një rikthimi në situatën e vjetër, e pikërisht se kompetencat për formimin e qeverisë së përkohshme janë të përbashkëta, ajo që ka pohuar pjesa e ish-mazhorancës kushtetuese, përkatësisht se fjalën e fundit e ka presidenti (dhe jo kandidati për kryeministër në detyrë)”, theksoi Kisellova.
Ish-kryeministri në detyrë dhe kryebashkiak për një kohë të gjatë i Sofjes, Stefan Sofijanski, komentoi gjithashtu anën kushtetuese të çështjes. Ai është i bindur se pas ndryshimeve të fundit në Kushtetutë, nuk është e qartë nëse presidenti ka të drejtë të refuzojë të nënshkruajë dekretin për emërimin e një qeverie të përkohshme.
“Nëse atij nuk i pëlqen kabineti i radhës - çfarë do të bëjmë? Kjo paqëndrueshmëri dhe pasiguri ndikon në punën e Këshillit të Ministrave dhe të administratës në varësi të tij, sepse nëse keni ardhur në pushtet me disa prioritete, duhet të përpiqeni t'i ndiqni ato dhe t'i përmbushni. Problemi kryesor i Bullgarisë është se ekonomia nuk po shkon mirë, kështu që diskutimi kryesor që duhet të ketë shoqëria jonë është se si të zbatohet Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Përjetuam covid-krizën, u zhytëm në një krizë politike dhe e gjithë kjo ka një efekt të keq në ekonomi, në turizëm.... Kur nuk ka perspektivë për të kërkuar zgjidhje të këtyre problemeve, gjendemi në një situatë ku vazhdimisht ndryshojnë qeveritë, pa një horizont të qartë, që ndikon në përditshmen e çdo një bullgari”.
Për temën ka dhënë mendimin e saj edhe politologia Prof. Rumjana Kollarova. Sipas saj, refuzimi i presidentit për të nënshkruar dekretin është në kompetencat e tij:
"Presidenti ka kompetencë të vendosë veton - kjo është një lloj vetoje e propozimit të kryeministres së nominuar Gorica Grënçarova-Kozhareva. Përdorimi i vetos është i duhur kur personi që e përdor atë ka para vetes një opsion për një rrugëdalje nga situata, dhe jo ta bllokojë atë. Aktualisht jemi në një lloj krize politike dhe duhet gjetur një rrugëdalje prej saj - theksoi Kollarova dhe shtoi: - Nuk jam e sigurt se presidenti është në dijeni të rrugëdaljes. Kjo që ai shpalli publikisht është dëshira e tij që parlamenti të formojë një mazhorancë, për të cilën është e qartë se Asambleja Kombëtare nuk ka mundësi për ta zbatuar. Kjo është më tepër një mundësi e deklaruar, e cila ka pak të ngjarë të realizohet.
Për sa kohë mund të shtyhet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – Këtë pyetje BNR ia drejtoi profesoreshës shumëvjeçare të së drejtës kushtetuese Ekaterina Mihajllova:
"Nuk ka afat, por vendi nuk mund të futet në këtë kaos - është kategorike Mihajllova. - Mendoj se arsyeja dhe përgjegjësia politike do të dalin në vend të parë. E kam fjalën për të gjithë përfaqësuesit e institucioneve. Është në dorën e presidentit dhe parlamentit të marrin vendimin në një situatë të tillë, ndaj i bëj thirrje për një raund të ri konsultimesh në një të ardhme jo shumë të largët.”
Përpiloi: Joan Kolev
Foto: BGNES, Ivan Rusllanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian...
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..