Ai quhet Cvetan Apostollov dhe ka lindur në vitin 1925 në fshatin Lobosh të rrethit të Pernikut(Bullgaria Perëndimore). 97-vjeçari bullgar jeton në një shtëpi në Belo Horizonte, i cili është qyteti i gjashtë më i madh brazilian me një popullsi prej 2.7 milionë banorësh. “Gjyshi Cvetan është bullgari më i vjetër në vend, me sa e di unë”, tha për BTA bashkatdhetari ynë nga Brazili, Daniell Metodiev. Së fundmi ai vizitoi gjyshin Cvetan dhe bisedoi me të.
Gjatë të gjitha këtyre viteve Cvetan nga fshati Lobosh i Bullgarisë Perëndimore nuk e ka harruar bullgarishten. Ai tregoi me dëshirë të madhe për vëllezërit e tij, për vendlindjen, për studimet në Universitetin e Sofjes.
Cvetan Apostollov ishte 26 vjeç kur emigroi në Brazil në vitin 1951. Në fillim ai jetoi dhe punoi si inxhinier elektrik në Rio de Zhaneiro, në shtetin e Bahia (nga është gruaja e tij e dytë, Flavia). Më pas bullgari u zhvendos, duke u vendosur përgjithmonë në Belo Horizonte. Deri në pensionimin e tij, Cvetan punoi në ndërmarrjen energjetike të shtetit brazilian të Minas Gerais.
“Dhe gjatë të gjitha këtyre viteve, gjyshi Cvetan nuk ka dashur të pranojë nënshtetësinë braziliane. I pëlqen të thotë se është bullgar dhe do të mbetet bullgar përgjithmonë. Dhe si i tillë duhet të ketë vetëm një shtetësi – shtetësinë bullgare”, thotë Daniell Metodiev.
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, me asistencën e Ambasadës Bullgare në Tiranë, zhvilluan një takim në shkollën e fshatit Zapod, Gora e Kukësit të Shqipërisë Verilindore me të rinj..
Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë..
Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..
Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit . Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars,..