Rreth 700 fëmijë dhe adoleshentë nga e gjithë Bullgaria do të marrin pjesë në edicionin e shtatë të festivalit folklorik "Misionis këndon dhe kërcen" në Tërgovishte.
Ngjarja zhvillohet në dy ditë radhazi - më 29 dhe 30 tetor. Juria dhe publiku kanë mundësinë të shijojnë mbi 240 shfaqje të ndryshme. “Çdo vit numri i pjesëmarrësve rritet. Për shkak të interesimit, vitin e ardhshëm festivali do të jetë treditor”, tha për BTA Stamen Stamenov, organizator i forumit.
Qëllimi i festivalit është popullarizimi i folklorit bullgar, pasurimi i krijimtarisë së këngës dhe vallëzimit dhe përmirësimi i aftësive interpretuese të fëmijëve, thonë organizatorët.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..