Bullgaria kthehet në kohën astronomike ose dimërore më 30 tetor 2022, në orën 04:00. Prandaj, kur rregulloni orët, duhet t'i ktheni ato një orë prapa (p.sh. 08:00 bëhet 07:00). Ndryshimi i orës do të thotë që dita do të jetë një orë më e gjatë, por tani e tutje do të errësohet më herët dhe ditët tona do të jenë më të shkurtra. Ju kujtojmë se të gjithë kompjuterët modernë, telefonat, telefonat inteligjentë dhe orët elektronike e bëjnë korrigjimin e orës në mënyrë automatike. Por ndërhyrja manuale është e nevojshme për orët me akrepa.
Në shtator 2018, Komisioni Evropian doli me një propozim për të ndaluar ndërrimin e kohës veroreme atë astronomike, por vendimi u shty për një kohë të pacaktuar. Bullgaria ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë në orën astronomike verore apo dimërore gjatë gjithë vitit.
Ora verore në Bullgari u aplikua për herë të parë më 1 prill 1979.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit janë shprehur pikëpamje të ndryshme gjatë javëve të fundit. "Hyrja e një lënde të detyrueshme mbi..
Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu. Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..
Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj është ëndrra e një mësueseje bullgare – që një ditë, kur fëmijët bullgarë të vendosin të kthehen në..
A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit..