Ministria e Turizmit po punon për krijimin e hartës digjitale që do të tregojë bukuritë e Bullgarisë. Këtë e tha për Televizionin Kombëtar Bullgar ministri i turizmit, Ilin Dimitrov. Ideja u propozua nga Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare, Milen Mitev, dhe është se kur një turist hyn në Bullgari, të marrë një SMS me një lidhje përmes së cilës mund të mësojë për të gjitha shërbimet që ofron vendi ynë në turizëm. Nëpërmjet lidhjes, ai do të ketë akses në hartën e Bullgarisë me të gjitha itineraret dhe fenomenet, opsionet për blerjen e biletave online, filma të bukur të përgatitur nga ciceronë turistikë, tregjet e fermerëve, itineraret e verërave, akomodimi dhe ushqimi i mirë. Informacioni do të përkthehet në disa gjuhë. Ilin Dimitrov theksoi se ministria punon në mënyrë aktive me BNR - Radio Bullgaria në video dhe audio podkaste në 11 gjuhë, qëllimi i të cilave është edhe të tregojë bukuritë e vendit tonë. “Ne jemi një vend i bukur dhe duhet të tregojmë atë që kemi”, theksoi ministri.
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..