Një marrëveshje gazi midis Bullgarisë dhe Moldavisë u nënshkrua në Kishinau në prani të presidentëve të të dy vendeve, Rumen Radev dhe Maja Sandu, njoftoi reporterja e BNR Cvetelina Stojanova. Radev po viziton kryeqytetin e Moldavisë në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Palët në marrëveshjen, e cila do të sigurojë furnizimin e gazit përmes rrjetit të transmetimit të gazit të Bullgarisë në Moldavi, janë “Bulgartransgaz” dhe “Energocom” moldavian. “Me këtë, ne do të jemi në gjendje të diversifikojmë burimet tona të gazit natyror dhe të lidhim rrjetin kombëtar të transportit të gazit me sisteme të tjera”, tha Sandu.
Presidenti i Moldavisë theksoi gjithashtu se të dy vendet janë të lidhura prej shekujsh përmes historisë dhe kulturës. Ajo kujtoi se për rreth 200 vjet Moldavia është atdheu i një diaspore të madhe bullgare.
Presidenti Rumen Radev po viziton MoldavinëMinistri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..