Një marrëveshje gazi midis Bullgarisë dhe Moldavisë u nënshkrua në Kishinau në prani të presidentëve të të dy vendeve, Rumen Radev dhe Maja Sandu, njoftoi reporterja e BNR Cvetelina Stojanova. Radev po viziton kryeqytetin e Moldavisë në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Palët në marrëveshjen, e cila do të sigurojë furnizimin e gazit përmes rrjetit të transmetimit të gazit të Bullgarisë në Moldavi, janë “Bulgartransgaz” dhe “Energocom” moldavian. “Me këtë, ne do të jemi në gjendje të diversifikojmë burimet tona të gazit natyror dhe të lidhim rrjetin kombëtar të transportit të gazit me sisteme të tjera”, tha Sandu.
Presidenti i Moldavisë theksoi gjithashtu se të dy vendet janë të lidhura prej shekujsh përmes historisë dhe kulturës. Ajo kujtoi se për rreth 200 vjet Moldavia është atdheu i një diaspore të madhe bullgare.
Presidenti Rumen Radev po viziton MoldavinëPërpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..