Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet me partitë e përfaqësuara në parlament para dorëzimit të mandatit të parë për formimin e kabinetit. Përfaqësuesit e forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS u takuan të parë me kreun e shtetit.
“Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të formuar një qeveri deri në kufirin e vetëruajtjes, edhe pak përtej saj, por pa u depersonalizuar fare”, premtoi nënkryetari i GERB-it, Tomisllav Donçev. Desisllava Atanasova tha se GERB-SDS ka ekspertët e nevojshëm për të formuar një kabinet. Ata presin që grupet e tjera parlamentare të mendojnë dhe të mbledhin një shumicë për të formuar një qeveri.
Masat antikrizë të propozuara nga GERB-SDS janë vazhdimi i kompensimeve për bizneset, lënia e konsumatorëve vendas në tregun e rregulluar të energjisë elektrike edhe për disa vite dhe organizimi i një ankandi për furnizime afatgjatë me gaz.
Forca parlamentare mirëpret propozimin e paraqitur nga qeveria e përkohshme për të blerë më shumë avionë luftarakë F-16.
Daniell Mitov bëri thirrje për t’u dhënë fund deklaratave se ofrimi i ndihmës teknike ushtarake për Ukrainën do të na futë në luftë. Sipas tij, kjo i shqetëson partnerët e NATO-së sepse “këto sinjale nuk i lejojnë ata të na vlerësojnë si anëtarë të përgjegjshëm të Aleancës”.
Presidenti u përgjigj se në asnjë samit nuk ndjeu një aluzion në këtë drejtim dhe bëri thirrje për t’iu qasur me kujdes idesë së pajisjes së Ukrainës me armë të vjetra për të marrë të reja në këmbim. Ai paralajmëroi se ripaisja kërkon kohë.
Konsultimet e presidentit vazhdojnë.
Forcat politike në parlament janë të vetëdijshme për nevojën e formimit të qeverisëThirrjes nga Spitali Urgjent “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak në mbështetje të viktimave të zjarrit në Koçani të Maqedonisë së Veriut, iu përgjigjën dhjetëra vullnetarë. Fushata u organizua nga Kryqi i Kuq Bullgar. Fushata do të vazhdojë deri në..
Rregullat për shtesat në dyqane dhe çmime të rregulluara për 22 produkte ushqimore bazë parashikohen në projektligjin e ri për zinxhirin agroushqimor, i cili u prezantua sot në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. “Ne si qeveri jemi të detyruar të..
E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë...
Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Janë rreth 700 mijë persona me shkallë të ndryshme aftësie të kufizuara që kanë nevojë për shërbime dhe mbështetje të ndryshme sociale. Këtë e ka bërë të..