Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet me partitë e përfaqësuara në parlament para dorëzimit të mandatit të parë për formimin e kabinetit. Përfaqësuesit e forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS u takuan të parë me kreun e shtetit.
“Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të formuar një qeveri deri në kufirin e vetëruajtjes, edhe pak përtej saj, por pa u depersonalizuar fare”, premtoi nënkryetari i GERB-it, Tomisllav Donçev. Desisllava Atanasova tha se GERB-SDS ka ekspertët e nevojshëm për të formuar një kabinet. Ata presin që grupet e tjera parlamentare të mendojnë dhe të mbledhin një shumicë për të formuar një qeveri.
Masat antikrizë të propozuara nga GERB-SDS janë vazhdimi i kompensimeve për bizneset, lënia e konsumatorëve vendas në tregun e rregulluar të energjisë elektrike edhe për disa vite dhe organizimi i një ankandi për furnizime afatgjatë me gaz.
Forca parlamentare mirëpret propozimin e paraqitur nga qeveria e përkohshme për të blerë më shumë avionë luftarakë F-16.
Daniell Mitov bëri thirrje për t’u dhënë fund deklaratave se ofrimi i ndihmës teknike ushtarake për Ukrainën do të na futë në luftë. Sipas tij, kjo i shqetëson partnerët e NATO-së sepse “këto sinjale nuk i lejojnë ata të na vlerësojnë si anëtarë të përgjegjshëm të Aleancës”.
Presidenti u përgjigj se në asnjë samit nuk ndjeu një aluzion në këtë drejtim dhe bëri thirrje për t’iu qasur me kujdes idesë së pajisjes së Ukrainës me armë të vjetra për të marrë të reja në këmbim. Ai paralajmëroi se ripaisja kërkon kohë.
Konsultimet e presidentit vazhdojnë.
Forcat politike në parlament janë të vetëdijshme për nevojën e formimit të qeverisëSipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..