Më 26 tetor, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Shën Dhimitrit të Selanikut, i cili vdiq për besimin e krishterë në fillim të shekullit IV. Në kalendarin folklorik bullgar, Dita e Shën Dhimitrit është festa që shënon kthesën e parë në mot dhe në veprimtaritë ekonomike. Besohet se shenjtori e sjell dimrin. Ai mbërrin i hipur në një kalë të kuq dhe ndërsa tund mjekrën, ose mëngët e rrobës, bora fillon të bjerë. Kjo është dita në të cilën punonjësit sezonal të punësuar në ditën e Shën Gjergjit pushohen nga puna dhe marrin shpërblimin e tyre për të gjithë periudhën. Disa prej tyre filluan të fejoheshin dhe të martoheshin, të tjerët shkuan kurbetçinj. Prandaj Dita e Shën Dhimitrit respektohej si festë e shërbëtorëve, çirakëve, ndërtuesve...
Në përfytyrimet popullore shenjtorët Dhimitri dhe Gjeorgji janë më së shpeshti binjakë, të cilët e ndanë vitin si vëllezër. Gjergjit i ra vera, Dhimitarit dimri. Ka edhe legjenda sipas të cilave Shën Dhimitri është vëllai i Kryeengjëllit Mihaill.
Në këtë ditë festojnë të gjithë ata që mbajnë emrin Dhimitër, Dimitrina, si dhe derivatet Dimo, Dimka, Mitko, Mita, Mitra etj. Bëhen kurbane gjithëfshatare, bëhen vakte të mëdha familjare, luhen valle lara-lara ,tingëllojnë këngë të bukura popullore.
Mes tyre, sot zgjedhim një këngë të ngadaltë nga repertori i këngëtares popullore Vëllkana Stojanova, e cila tregon një histori të thjeshtë jete. Titulli i saj është “Dhimitër u zgjua herët në ditën e Shën Dhimitrit”.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..