Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

19 veta me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Foto: EPA/BGNES

1145 janë të sapo infektuarit me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është rritur me 978 krahasuar me një ditë më parë. 59% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 13.7% e 8 374 testeve të kryera janë pozitive, tregon portali coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive është ulur me 115 në 10 152. 160 të infektuar janë shtruar në spitale. 119 prej të pranuarve në trajtim ose 74.4% nuk ​​janë të vaksinuar. Pacientët e shtrurar në spitale janë 709. Janë 53 të infektuar në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 vdekje me COVID-19. 17 prej të vdekurve nuk ishin imunizuar. Janë bërë 685 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Investimet në njerëz dhe partneritetin janë çelësi për të ardhmen

Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..

botuar më 24-11-22 11.06.PD
Ilva Johansson

Komisionerja evropiane Ylva Johansson është optimiste për pranimin e shpejtë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen dhe në rrugë tokësore.

Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..

botuar më 24-11-22 10.39.PD

Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë për kërkesën e Rumen Radevit për heqjen e disa amendamenteve të Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..

botuar më 24-11-22 9.03.PD