Një medalje ari dhe dy argjendi është bilanci i Bullgarisë nga Kampionati Evropian i Boksit në qytetin malazez të Budvës. Sevda Asenova fitoi titullin në kategorinë deri në 48 kg, duke mundur italianen Roberta Bonatti. Bullgarja tregoi një nivel të jashtëzakonshëm dhe shtoi një medalje të tretë të artë evropiane në koleksionin e saj të nderimeve.
Venelina Poptoleva dhe Svetllana Kamenova nuk patën të njëjtin fat dhe mbetën në vendin e dytë. Në finale në kategorinë deri në 52 kg Poptoleva humbi nga ukrainasja Tetiana Kob, ndërsa në kategorinë 57 kg Kamenova nuk arriti të triumfojë ndaj Irma Testa nga Italia.Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..