Sevda Asenova, Venelina Poptoleva dhe Svetllana Kamenova do të luftojnë për medaljen e artë në kategoritë e tyre në Kampionatin Evropian të Boksit në qytetin malazez të Budvës. Në gjysmëfinale, Asenova mundi irlandezen Shannon Sweeney me votën e gjyqtarit 5:0. Poptoleva dhe Kamenova me të njëjtin rezultat mbizotëruan përkatësisht ndaj finlandezës Emma Jokiaho dhe grekes Olga Papadatou. Të tria atletet do të konkurrojnë për titullin me rivale nga Italia dhe Ukraina.
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..