Çdo ditë deri më 5 janar të vitit të ardhshëm, adhuruesit e epikës fantastike “Lufta e Yjeve” (“Star Wars”) mund të shijojnë një ekspozitë me rekuizita, kostume dhe lodra në një prej godinave në Sofia Tech Park. Ndër ekspozitat ka automjete, armë dhe shumë sende të tjera nga bota fantastike. Vlera totale e ekspozitës është mbi 100 000 euro.
"Lufta e Yjeve” është pjesë e një trashëgimie kinematografike që përhapet brez pas brezi. Subjekti i filmit, si dhe soundtrack-u, vepër e kompozitorit John Williams, vazhdon të emocionojë të rinjtë e të rriturit", thonë organizatorët, duke u drejtuar ftesë prindërve dhe fëmijëve.
Ekspozita është private dhe në pronësi të një prej koleksionistëve kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar. Në Evropë, deri më tani është shfaqur vetëm dy herë, në Muzeun e Shkencës Spaceport në Liverpul nga viti 2017 deri në 2019 dhe në verën e vitit 2022 në Finlandë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Sofia Tech ParkShpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...