Në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi, kryetarja e së majtës, Kornelija Ninova, propozoi Vezhdi Rashidov për Kryetar të Kuvendit Popullor, si deputeti më i moshuar dhe më i respektuar me përvojë të njohur në parlamentarizëm. Ninova bëri të ditur se është e autorizuar nga shumica në këshillin e kryetarëve në emër të BSP, GERB-SDS, DPS dhe “Ngritja Bullgare”.
Megjithatë, në vend të votimit, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi një pushim pak pas përfundimit të atij të mëparshëm dhe ndezi sërish debate të ashpra dhe kundërshtime.
Në fund, mazhoranca fitoi dhe për kryetar zgjodhi Vezhdi Rashidov, i cili theksoi se e pranon pozitën në emër të Bullgarisë. Ai u bëri thirrje deputetëve që të punojnë për hir të vendit të tyre.
Kandidatura e tij mori mbështetjen e katër nga shtatë forcat politike në Kuvendin Popullor - GERB-SDS, BSP, DPS dhe "Ngritja Bullgare". 139 deputetë votuan "pro", 73 "kundër", 27 abstenuan.
Kush është Vezhdi Rashidov?
Vezhdi Rashidov, deputet i zgjedhur nga koalicioni GERB-SDS, ka lindur në vitin 1951 në Dimitrovgrad. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve për Skulpturë, ku më vonë u bë pedagog. Ka qenë Ministër i Kulturës në dy nga kabinetet e Bojko Borisovit, si dhe deputet në gjashtë parlamente.Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..