Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Ivajllo Gruev nga Kanadaja: Ka problem me demokracinë në Bullgari

Vija kryesore ndarëse në këtë parlament është lufta në Ukrainë, theksoi politologu në një intervistë për Radio Bullgarinë

Foto: Eva Kopankova-Zlateva

“Për momentin kam ndjesinë se në elitën politike bullgare ka një konkurrim shumë të çuditshëm, grotesk se kush do të jetë euroatlantiku më i madh” – kështu politologu nga Universiteti i Otavës, Prof. Ivajllo Gruev e përgjithësoi klimën politikën në Bullgari Nga paraqitja e tij e fundit në Radio Bullgari para një viti ai vë re një tjetër zhvillim negativ:

Zgjedhjet e fundit treguan kategorikisht, se ne kemi problem me demokracinë në Bullgari. Nëse 39 për qind e votuesve në vend preferojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit dhe gati 61 për qind refuzojnë të bëjnë këtë akt të aktivitetit politik - kjo nuk flet mirë për statusin e shëndetshëm të demokracisë në Bullgari. Më duket se kontrata sociale është gërryer në masë të madhe.”

Sipas prof. Gruev, një numër i madh politikanësh në vendin tonë nuk e kuptojnë se çfarë është në të vërtetë konflikti në Ukrainë.

“Pata kënaqësinë dhjetë vjet më parë të takohesha personalisht me një nga gjeopolitikët me ndikim, jo ​​vetëm në SHBA - Prof. John Joseph Mearsheimer, dhe do të citoj atë që ai thotë në lidhje me konfliktin në Ukrainë: “Lufta në Ukrainë është konflikti ndërkombëtar më i rrezikshëm që nga kriza kubane në vitin 1962. Perëndimi dhe kryesisht Amerika është përgjegjëse për krizën, që filloi në shkurt 2014. Tani ajo u kthye në një luftë e cila jo vetëm që kërcënon të shkatërrojë Ukrainën, por gjithashtu ka potencialin të përshkallëzohet në një luftë bërthamore midis Rusisë dhe NATO-s.” Po, ndoshta shumë euroatlantikë si në Bullgari ashtu edhe jashtë saj nuk do të ishin shumë të kënaqur me këtë analizë, por nëse njoftime të tilla vijnë nga njerëz të një rangu të tillë, mendoj se duhet të dëgjojmë pak më me kujdes se çfarë po përpiqen të na paralajmërojnë.”

Prof.Ivajllo Gruev ka më shumë se tri dekada që jeton në Kanada, por pa u ndërprerë ndjek diskursin politik në vendlindje, prandaj analiza e mesazheve politike nga dita e parë e Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor e shpie në përfundimin se deklaratat e partive politike kanë vendosur vija të qarta ndarëse:

“Vija kryesore ndarëse në këtë parlament nuk është se si do të mbështeten bizneset e vogla bullgare apo se si njerëzit do të mund të paguajnë faturat e tyre. Vija kryesore ndarëse është padyshim lufta në Ukrainë. Pavarësisht presionit të madh, që vjen natyrshëm nga SHBA, sepse ne si vend në krahun lindor të NATO-së, duhet të kemi një qeveri të qëndrueshme dhe të parashikueshme. Kam frikë të bëj parashikime për qëndrueshmërinë e Legjislaturës së 48-të të Kuvendit Popullor pikërisht për faktin se jemi në një situatë tejet të tensionuar gjeopolitike.”

Dhe në këtë situatë të komplikuar, kur politikanët vështirë se do të përmbushin urdhrin e votuesit për konsolidim dhe dialog, në mënyrë që vendi ynë të kapërcejë krizat shumëdrejtimëshe, Prof. Gruev kujtoi fuqinë e shoqërisë civile:

“Historia jonë është plot shembuj, sipas të cilëve ka dy mënyra për të ndryshuar status-quo në politike – faktori i parë është situata e jashtme dhe gjeopolitike, e cila ndryshon si një erëtregues. Ai i dytë është një përpjekje autentike për të ndryshuar gjendjen politike, sociale dhe ekonomike të vendit dhe ky është një impuls që vjen nga brenda, nga shoqëria civile. Një nga virtytet e spikatura sipas fesë së krishterë është toleranca dhe përulësia, por në disa raste kjo nuk duket si virtyt. Sidomos kur jemi në një krizë jashtëzakonisht të rëndë jo vetëm ekonomike dhe gjeopolitike, por edhe demografike. Ne jemi populli që zhduket më shpejt, jo në Ballkan, jo në Evropë, por në të gjithë botën - nga 193 vende, ne po shkrihemi më shpejt. Nëse nuk zgjohemi, thjesht do të zhdukemi.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Eva Kopankova-Zlateva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD
Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD