Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB tërheq kandidaturën e Rosen Zheljazkovit për kryetar të Kuvendit Popullor

Desisllava Atanasova
Foto: BGNES

GERB është gati të tërheqë kandidatin e vet për Kryetar të Kuvendit Popullor, Rosen Zheljazkov, pasi këtë e bëri dje mbrëma edhe “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Kryetarja e grupit parlamentar GERB-SDS, Desisllava Atanasova, vuri në dukje se koalicioni është i gatshëm të qëndrojë pas një figure konsensusi që do të mbështetet nga shumica. “Sot duhet të marrim një vendim për kryetarin e Parlamentit – komentoi Atanasova. – Në rast të kundërt nuk mund të shpallen grupet parlamentare dhe kjo bllokon mundësinë e fillimit të procedurës kushtetuese të dorëzimit të mandateve për formimin e qeverisë së re."

Bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov, nga ana e tij, u bëri thirrje të gjitha formacioneve që të tërheqin kandidatët e tyre dhe sugjeroi që të kërkohet një formulë tjetër që do të përjashtonte një nominim të motivuar politikisht


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD

Filluan protestat e taksistëve

Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..

botuar më 24-11-20 10.24.PD