Në muajt kritikë të ardhshëm, është e nevojshme që vendet të ruajnë autonominë e tyre energjetike dhe të kenë mundësinë të përdorin në mënyrë optimale burimet e tyre energjetike në përputhje me kërkesat aktuale evropiane. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një video-konferencë me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Biseda është pjesë e përgatitjeve për samitin e ardhshëm të BE-së më 20 dhe 21 tetor.
Para kësaj, Komisioni Evropian pritet të propozojë masa për përballimin e krizës energjetike. Në bisedë, Radev theksoi se në sfondin e thellimit të paqëndrueshmërisë ekonomike dhe sociale për sezonin e ardhshëm të ngrohjes, është e rëndësishme të garantohet siguria energjetike për qytetarët dhe bizneset në BE.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..