Opsioni më i mirë për monedhat euro bullgare është të kemi një konkurs në të cilin do të mund të zgjedhim se çfarë të jetë simboli në to, tha zëvendëskryeministri nga qeveria e përkohshme Atanas Pekanov në lidhje me planet për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë në vitin 2024. Sipas ministrit, në monedhat duhet të vendoset një simbol bullgar, për të cilin jemi krenarë.
Ekonomia po përballet me një pasiguri të madhe, ndër arsyet për këtë janë lufta në Ukrainë, inflacioni i lartë, si dhe ngadalësimi ekonomik në Kinë, që ndikon në zhvillimin e ekonomisë globale, paralajmëroi zëvendëskryeministri. Pekanov pret që paratë nga BE-ja në këstin e parë të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të arrijnë së shpejti, pas vendimit përkatës të Komisionit Evropian.Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..