Në Çikago do të shfaqen 33 piktura të aktorit dhe drejtuesit televiziv bullgar Vasill Vasilev-ZUEKA, i cili vitet e fundit prezantohet me sukses edhe si piktor.
Ekspozita me vepra të tij nën titullim “Bota ime” prezantohet më 12 dhe 13 tetor në Qendrën Kulturore “Magura”. Autori do të marrë pjesë personalisht në hapje në orën 19:00 me orën lokale për të takuar fansat e tij përtej oqeanit. Në javët në vijim ekspozita “Bota ime” do të vizitojë edhe galeritë e dy bibliotekave amerikane në zonën e Çikagos. Nga 1 nëntori ekspozita do të prezantohet në Bibliotekën Prospect Heights Library ndërsa nga 1 dhjetori në Bibliotekën e Niles-Main District Library.
Vasill Vasilev-Zueka rizbuloi pikturën në mes të pandemisë në verën e vitit 2020. Më pas së bashku me familjen vendosi të largohej nga Bullgaria dhe shkoi në Spanjë. Në një nga intervistat e tij të rralla, Zueka pranon se tashmë i është përkushtuar plotësisht fushës së tij të re, e cila i sjell kënaqësi të madhe personale dhe krijuese. Dhe gjithashtu se ai arrin të mbështesë veten dhe familjen e tij tërësisht nga pikturat. Aktori dhe prezantuesi i njohur, rezulton se ka një talent të pamohueshëm edhe si artist. Pikturat e tij vlerësohen dhe kërkohen shumë jashtë vendit.
Ekspozita e fundit vetjake e Zueka ishte këtë pranverë në galerinë “Papijon” në Varna. Atëherë kritikët i përcaktuan veprat e tij si figurative dhe ilustruese, dhe imazhet në to - si instinktivisht të deformuara dhe të zgjatura, që të kujtojnë efektin magjik të kukullave në teatër.
“E gjithë jeta ime ka qenë për t’u treguar njerëzve gjëra që mendoj se janë të dobishme. Do ta bëj me një pikturë apo me diçka tjetër – nuk ka fare rëndësi” – pohon Zueka. Ai i cilëson veprat e tij si “teatrale”. Me këtë ndryshim, që tani artisti i dashur bullgar i shpreh idetë e tij jo me gjuhën e teatrit, por me bojë. Punon kryesisht me akrilik, por herë pikturon me vaj, herë i përzien të dyja teknikat.
Çfarë duhet të presim nga ekspozita? Sigurisht që do t’i ngjajë autorit të saj - shumështresor në shprehjen e tij, ndikues, i dallueshëm, ikonik dhe origjinal, thonë organizatorët nga Instituti Kulturor Bullgar “Magura” në Çikago.
Përpilues: Veneta Nikolova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: eurochicago.com
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...