Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkivat shtetërore "Arkiva" - mbi 7 dekada kontribut për "ringjalljen" e së kaluarës

Arkivat shtetërore po bëhen gjithnjë e më të aksesueshme për njerëzit nga Bullgaria dhe jashtë saj

Jeta e bullgarit përmes reklamave nga fillimi i shekullit të 20-të shfaqet në sallën "Arkiva"

7
Foto: Agjencia Shtetërore „Arkiva“

10 tetori është dita kur arkivistët bullgarë shënojnë festën e tyre profesionale. Në këtë datë të vitit 1951 Presidiumi i Kuvendit Popullor miratoi një dekret për krijimin e Fondit të Arkivit Shtetëror, i cili bashkoi në një vend sektorin arkivor dhe informativ të vendit dhe e ktheu atë në një institucion. “Shtatëdhjetë e një vjet jetë institucionale nuk janë shumë, por nuk janë as pak, sidomos kur bëhet fjalë për një vend relativisht të ri, në të cilin peripecitë politike dhe historike shpesh shoqërohen me trazira serioze, riorganizime dhe, së fundi, me zhdukjen e institucioneve të tëra shtetërore” - thotë Prof. Mihaill Gruev, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Arkiva”, me rastin e shënimit të festës.

Prof. Mihaill Gruev

Agjencia e mirëpret ditën e sotme me dy uebfaqe të reja, të dedikuara përkatësisht trashëgimisë dokumentare të njërit prej revolucionarëve më të rëndësishëm bullgar, Goce Dellçev, dhe të burrë shtetit të shquar nga fundi i shekullit të 19-të, Konstantin Stoillov. Thuajse ka përfunduar përshkrimi i inventarit të plotë të botimeve të vjetra të shtypura të vendosura në sistemin e arkivave, të cilat do të publikohen në faqen e Agjencisë. Këto janë më shumë se 1000 tituj nga mesi i shekullit të 15-të deri në fund të shekullit të 19-të, të shpërndara nëpër njësi të ndryshme territoriale, por tashmë të sistemuara dhe të dukshme për çdo përdorues të fondit arkivor, shpjegon Prof. Gruev me rastin e festës së arkivistit.

Jeta e bullgarit përmes reklamave nga fillimi i shekullit të 20-të

Në sallën "Arkivat" e Agjencisë mund të shohim një ekspozitë mjaft kurioze kushtuar reklamave tregtare në Bullgari nga gjysma e parë e shekullit të 20. Reklama nuk është pjesë e dokumenteve arkivore që janë objekt i vëmendjes në institucionin shtetëror. Copa reklamash të shtypura nga kjo epokë e shkuar janë gjetur krejt rastësisht në arkivat e personave të ndryshëm, të cilat janë pjesë e fondeve të vlefshme shtetërore. Historianët u befasuan nga mesazhet e gjalla reklamuese që përcjellin frymën e së kaluarës në një mënyrë unike. Kështu lindi ideja për të bërë një ekspozitë të parë të këtij lloji me materiale reklamuese nga përpara 100 vitesh. 

“Ekspozita sintetizon më interesanten nga afro 900 reklamat në botime të shtypura, fletëpalosje, broshura etj.”, thotë Dr. Nadja Zhivkova, një nga kuratoret e ekspozitës:

“Këto reklama janë shumë të ndryshme nga reklamat e sotme. Ato kanë një humor të ndryshëm, janë më të gëzuar, janë më të thjeshtë, nxjerrin një naivitet të lezetshëm që mendoj se ishte kërkuar me qëllim nga njerëzit që merreshin me reklama në atë kohë. Ata i bëjnë njerëzit për të buzëqeshur. Jeta e bullgarit në atë kohe nuk ka qenë më e ndryshme nga ajo që ne po bëjmë tani. Na bëri përshtypje se shumë prej kompanive moderne nga të cilat blejmë pajisje shtëpiake, makina etj., kanë qenë të pranishme në tregun bullgar edhe në atë kohë. Përveç kësaj bullgari ka pasur mundësi të udhëtojë dhe jo vetëm nëpër Evropë. Po hasim reklama që janë për shitjen e biletave për avulloret transoqeanike.

Përveç udhëtimeve, ai ka jetuar në një mënyrë moderne. Për shembull, moda ka ardhur nga Parisi, janë reklamuar markat globale të kozmetikës, të cilat janë edhe sot në treg. Tek ne janë shitur pajisje super moderne elektrike për shtëpinë, si fshesa me korrent, frigorifer, ngrohje me avull. Nuk ka ndonjë dallim të veçantë mes asaj që reklamohet sot dhe asaj që e ka kërkuar bullgari rreth 100 vjet më parë”, tha në përfundim Dr. Nadja Zhivkova për Radio Bullgarinë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Agjencia Shtetërore “Arkiva”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kompania 4093 – Emigrantët bullgarë krijojnë një njësi ushtarake speciale përtej Perdes së Hekurt

Kompania Kombëtare Bullgare Vullnetare 4093, si pjesë e Forcave të Armatosura Amerikane në Gjermaninë Perëndimore, u krijua më 20 tetor 1951. Ky nuk është një proces i lehtë, por tregon se ka një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh tanë që nuk janë..

botuar më 24-05-06 7.30.PD

Mijëra njerëz festuan 148 vjet nga shpallja e Kryengritjes së Prillit në Oborishtе

Mijëra bullgarë morën pjesë në pelegrinazhin kombëtar në zonën historike "Oborishte", rajoni i Pazarxhikut, ku në prill të vitit 1876 u krijua Kuvendi i Parë Kombëtar Bullgar dhe delegatët vendosën shpalljen e Kryengritjes së Prillit. Në fjalimin..

botuar më 24-05-02 4.18.MD
“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD