70 për qind e personave me probleme të shëndetit mendor në Bullgari nuk marrin asnjë kujdes. Dhe për ata që trajtohen në një nga 12 qendrat shtetërore të psikiatrisë, nuk ofrohet trajtim dhe kujdes i vazhdueshëm në komunitet, u bë e qartë gjatë një diskutimi në Sofje kushtuar depresionit. Sipas parashikimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri në vitin 2030 ky çrregullim mendor do të bëhet shkaku numër 1 i paaftësisë së punës.
“Mund të thuhet padyshim se numri i personave që vuajnë nga çrregullimet e ankthit, që vuajnë nga depresioni është në rritje, si gjatë pandemisë dhe izolimit, ashtu edhe si pasojë e vetë Covid-19. Koronavirusi mund të ndikojë drejtpërdrejt në sistemin nervor qendror” – sqaroi Prof. Vihra Milanova, udhëheqëse e Klinikës së Psikiatrisë në Spitalin “Aleksandrovska”.
Për fat të mirë, shumica e këtyre çrregullimeve janë të përkohshme. Sipas saj, edhe fëmijët u bënë “viktima” të mësimit online dhe tashmë flitet për një gjeneratë Covid dhe mes adoleshentëve ka pacientë që kanë sindromën post-covid për sa i përket shëndetit mendor.
Sipas Qendrës Kombëtare për Shëndetin Publik dhe Analizën, në vitin 2021, u realizuan 25 000 ekzaminime psikiatrike më shumë se në vitin 2019. Me 150 për qind janë më shumë thirrjet për ndihmë në linjat telefonike për viktimat e dhunës në familje.
1/3 e të gjitha rasteve të depresionit të rëndë kanë depresion terapeutik rezistent, i cili nuk ndikohet nga antidepresantët aktualë, theksojnë gjithashtu ekspertët.
Dhe përkundër sëmundshmërisë së lartë, pas trajtimit në spital, pacienti bullgar nuk mund të drejtohet për të vazhduar trajtimin dhe kujdesin në komunitet. Të gjitha shërbimet psikiatrike, jashtë 12 qendrave shtetërore të psikiatrisë, janë tërësisht private dhe vetëm 1 për qind e rreth 500 mjekëve psikiatër në vendin tonë kanë një ordinancë private, gjë që e vështirëson shumë aksesin e pacientëve.
Kujdesi mjekësor dhe social në Bullgari janë të ndara dhe nuk ekziston një sistem funksional që vlerëson në mënyrë objektive gjendjen e personave me sëmundje mendore dhe nevojat e tyre, konfirmoi në forumin e specializuar në kryeqytet shefja e Klinikës së Psikiatrisë në Spitalin “Aleksandrovska”, Prof. Vihra Milanova.
“Shëndeti psikiatrik është lënë pas dore prej vitesh në vendin tonë. Ky është vëzhgimi im gjatë viteve të fundit dhe kur më pyesin se çfarë duhet të ndryshojë, them se nuk ka zgjidhje të vetme dhe problemet janë komplekse, por është koha për të ndihmuar si personat me probleme të shëndetit mendor ashtu edhe kujdestarët e tyre”, tha në një intervistë për BNR Prof. Milanova në lidhje me Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.
Intervistë: Gergana Hrisçeva, BNR “Horizont”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BNR-arkiv, freepik.com
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..