Lufta e Rusisë në Ukrainë, kriza energjetike dhe situata ekonomike diskutohen në Pragë nga liderët e 27 vendeve të BE-së. Këshilli joformal i Komunitetit po mbahet pas takimit të parë të së enjtes të Komunitetit Politik Evropian, i cili mblodhi një grup prej 44 vendesh, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Rusisë. Në një video-lidhje, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje Evropës që të ndëshkojë Moskën, duke rritur furnizimet me armë dhe duke ofruar garanci sigurie për Ukrainën në të ardhmen. "Ne, udhëheqësit e Evropës, mund të bëhemi udhëheqës të paqes. Komuniteti ynë politik evropian mund të bëhet një komunitet evropian i paqes", tha Zelenski.
Takimet dyditore në Pragë po vazhdojnë në sfondin e paketës së 8-të të miratuar të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Ata vendosin një tavan për çmimet e naftës ruse të transportuar nga deti në vendet e treta dhe kufizime shtesë në transportin detar të naftës dhe të produkteve të naftës nga Rusia. Ndalohet importi i çelikut nga Rusia dhe eksporti i pajisjeve të aviacionit në vend. Opsionet e fundit të pagesës me Rusinë përmes bitcoin dhe kriptovalutave të tjera janë duke u ndalur.Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim shpresë për një fëmijë në vështirësi” dhe synon të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..