Gjykata e Apelit në Plovdiv urdhëroi ekstradimin e 23-vjeçarit Ivan Tilev nga Pazarxhiku, i akuzuar nga Prokuroria Gjermane për mashtrim financiar me vlerë prej 800 mijë euro. Të afërmit dhe miqtë e të riut organizuan një protestë para godinës së gjykatës.
Në gusht të këtij viti, Tilev ka shkuar për të rinovuar pasaportën e tij, por nga sektori “Dokumentet bullgare të identitetit” të policisë e kanë njoftuar se është lëshuar një urdhër evropiane për arrestimin e tij dhe e kanë vënë në pranga. Më pas Tilev zbuloi se është akuzuar nga prokuroria gjermane për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal për mashtrim financiar me vlerë prej 14 milionë eurosh. Objekti i hetimit është kompania “Team Group” me menaxherë një izraelit dhe një serbe. Tilev ka punuar në call qendrën e kompanisë që nga viti 2019 dhe ka ofruar konsultime financiare përmes telefonit me klientët që investojnë para në letra me vlerë dhe kriptovaluta, pasi ka aplikuar për punë sipas një shpalljeje të zakonshme për punë për persona që zotërojnë gjermanisht dhe bullgarisht, raportoi BNR Plovdiv.Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen...