Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Shqipëri do të jenë pjesë e projektit të ri muzikor të Iliya Lukov

Iliya Lukov prezanton projektin e tij të ri "Zërat e Bullgarisë dhe Shqipërisë" në qytetet e Korçës dhe Elbasanit

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë

Një javë pasi bashkatdhetarët tanë në Shqipëri morën pjesë në procesin zgjedhor në Bullgari, ata kanë mundësinë të bëhen pjesë e një tjetër eventi. Këtë herë fokusi është te folklori bullgar, por jo vetëm.

Këngëtari popullor Iliya Lukov do të prezantojë në datat 8 dhe 9 tetor projektin e tij të ri “Zërat e Bullgarisë dhe Shqipërisë” në qytetin e Korçës dhe Elbasanit, mësuam nga një publikim i Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë.

Ai do të dalë në skenë së bashku me këngëtaret e muzikës popullore Natalija dhe Tatjana Petkovi, Valeria Momçillova, si dhe me grupin e valltarëve "Mezdra".

Në kërkim të pikave të kontaktit me këngën dhe vallet popullore shqiptare, në projektin e ri muzikor të Iliya Lukovit, së bashku me këngëtaret popullore Natalija dhe Tatjana Petkovi, Valerija Momçilova dhe grupin e valltarëve "Mezdra", do të përfshihen ansamble dhe interpretues shqiptarë.

Ansambli artistik “Skënderbeu” dhe këngëtarja e muzikës popullore Laxarela Deti do të performojnë në skenën e Korçës, kurse në Elbasan - Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Isuf Myzyri”, këngëtarët folklorikë vëllezërit Zena, Eglantina Toska dhe Dritan Mustafaraj.

Një pikë e veçantë në program do të jenë përfaqësuesit e pakicës kombëtare bullgare, të cilët do të prezantojnë në skenë edhe disa nga këngët dhe vallet e tyre tradicionale.

Ftesa për aktivitetin me hyrje falas është për të gjithë ata që e duan folklorin bullgar dhe atë shqiptar.

Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Asker"

Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..

botuar më 24-09-03 6.15.PD

"Mos ik" - një këngë mbi poezinë e Damjan Damjanovit

I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..

botuar më 24-09-02 7.15.PD
Maksim Jallnëzov

"Pa ty nuk ka dashuri"

“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...

botuar më 24-08-31 9.25.PD