Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkatdhetarët jashtë vendit raportojnë probleme lidhur me teknologjinë e procesit zgjedhor

Foto: mfa.bg

Autoritetet bullgare arritën të organizojnë në mënyrë adekuate procesin zgjedhor, por ka ende disa deficite që duhen korrigjuar - sipas raportit të një misioni të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve në vendin tonë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE), shpallur më 3 tetor.

“Fushata ishte konkurruese dhe shumë pjesëmarrës arritën të paraqisnin pikëpamjet e tyre të ndryshme për tema të ndryshme. Megjithatë, shpeshherë ajo zhvillohej me ton negativ dhe ishte karakterizuar nga akuza të ndërsjella mes palëve për korrupsion apo abuzime”, thuhet gjithashtu në dokument. Aktualiteti i listave të votuesve, si dhe mungesa e funksioneve për aksesimin e makinerive nga zgjedhësit me vështirësi të caktuara për të votuar, u raportuan gjithashtu si një mangësi.

Në sfondin e këtyre konstatimeve, kishte edhe parregullsi të tjera që nuk e penguan procesin zgjedhor, por lanë një shije të hidhur. Ja se çfarë treguan para mikrofonit të Radio Bullgarisë dy bashkatdhetarë tanët nga qytetet gjermane Memmingen dhe Essen, bëhet fjalë për dy ngjare që në pamje të parë po ndodhin plotësisht legalisht.

Margarita Takaç është një nga ato vullnetare zgjedhore me dëshirë të madhe për të mundësuar sa më shumë njerëz që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Megjithatë, për arsye shëndetësore jashtë kontrollit të saj, ajo tërhoqi kandidaturën e saj si anëtare e komisionit sektorial në Memmingen për votimin më 2 tetor. Margarita e bëri këtë katër ditë para ditës së zgjedhjeve – një afat i cili, sipas fjalëve të saj, është një kohë e mjaftueshme për t’u marrë një vendim për fshirjen e emrit të saj nga lista e anëtarëve të komisionit. Margarita njoftoi për vendimin e saj si KQZ-në, ashtu edhe përfaqësinë diplomatike të Bullgarisë në Munih.

Margarita Takaç

“Në rastin tim, edhe pse dërgova një kërkesë katër ditë më herët, nuk u mor vendim deri në fund të ditës së zgjedhjeve, madje edhe pas kësaj. Dhe kjo ndodhi pavarësisht thirrjeve të kryetarit të komisionit sektorial, si dhe të Ministrisë së Jashtme. U mor një angazhim verbal që ndryshimi do të përfshihej në vendimin e ardhshëm. Pritëm deri në vendimin përfundimtar, i cili doli dje në orën 18.00. Ky ndryshim nuk u reflektua as aty. Në pamje të parë, problemi mund të duket tepër i vogël, sepse bëhet fjalë për një pjesëmarrës në një komision. Por ai duhet parë në kontekstin e teknologjisë së përdorur për t’u zhvilluar zgjedhje jashtë vendit”.

Sipas fjalëve të saj, probleme të tilla mund të ketë në të gjitha zgjedhjet dhe mund të ndodhin me çdo anëtar të një komisioni sektorial. Kjo është e dukshme edhe nga vendimet për ndërrime të tilla, të cilat KQZ-ja i publikon në faqen e saj.

“Tërheqja ime e detyroi personin që më zëvendësonte të kalonte gjithë ditën në seksion pa qenë në gjendje të merrte pjesë aktive në procesin zgjedhor, pasi nuk ishte caktuar anëtar i komisionit dhe nuk kishte të drejtë të prekte letrat e zgjedhjeve - shpjegoi Margarita. “Shpresoj shumë që ky precedent të ketë ndodhur pa dashje dhe të mos demotivojë ekipet vullnetare.

Përpjekjet për të zëvendësuar anëtarët e komisionit të propozuar tashmë nga vullnetarët me persona të emëruar nga partitë, është një tjetër moment i pakëndshëm për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, me të cilin përballen shpesh, pavarësisht dëshirës së tyre për një ditë zgjedhjesh pa probleme. Me një sinjal të ngjashëm iu drejtua Radio Bullgarisë edhe Ivajllo Simeonov nga qyteti Essen. Ai shprehu dëshirën për të qenë kryetar i një prej seksioneve të qytetit dhe mobilizoi gjashtë persona të tjerë për ta plotësuar atë, si dhe dy anëtarë rezervë. Më pas u bë e qartë se në listën e miratuar nga KQZ kanë mbetur vetëm dy nga kandidatët e propozuar dhe ka munguar edhe emri i tij.

Ivajllo Simeonov

“Ndërhyrja e partive në këtë proces është e panevojshme, duke qenë se një pjesë e madhe e vullnetarëve që merren me organizimin e votimit nuk janë të lidhur politikisht dhe nuk duan të tërhiqen në asnjë mënyrë nën ombrellën e njërës apo tjetrës parti. Për ne ditët e zgjedhjeve janë një festë e vogël ku kemi mundësinë të mblidhemi, të përmbushim detyrën tonë qytetare dhe të ndihemi më pranë Atdheut, megjithëse jemi larg tij, duke u dhënë mundësinë bashkatdhetarëve tanë nga qyteti dhe rrethinat për të votuar."

Në ditën e zgjedhjeve kishte edhe incidente të tjera kurioze, si për shembull fakti që bullgarët votuan më lehtë në Bukuresht sesa në Ruse, siç vuri në dukje Vlladimir Mitev, i dërguari i Radio Bullgarisë për ditën e zgjedhjeve në Rumani.

Bashkatdhetarët në Argjentinë na paralajmëruan edhe për pamundësinë e ushtrimit të së drejtës së tyre për të votuar - arsyet i shpjegoi Ivan Cankov në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkivi personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD