Në një konferencë pas mbledhjes së Byrosë Ekzekutive të Partisë Socialiste Bullgare (BSP), kryetarja Kornelija Ninova bëri të ditur se në këto zgjedhje partia ka arritur të mbajë rezultatin e mëparshëm me 1% diferencë. Të shtunën do të mblidhet Këshilli Kombëtar i partisë, në të cilin do të diskutohen rezultatet, sipas të cilave BSP për herë të parë bie në vendin e pestë, dhe si do të vijojë më tej. Më pas do të vendoset nëse do të mblidhet Kongresi i Partisë.
Liderja e majtë theksoi se BSP nuk do të mbështesë një qeveri të GERB dhe nuk do të marrë pjesë në një koalicion me GERB dhe DPS. “BSP po vazhdon luftën për ndryshimin e modelit GERB”, theksoi Ninova. Lidhur me pjesëmarrjen e mundshme në një qeveri ekspertësh me mandat të GERB-it, ajo tha se një kabinet ekspertësh është fshehje e përgjegjësisë politike dhe BSP-ja nuk do të marrë pjesë.
E pyetur nëse Byroja Ekzekutive e partisë do të japë dorëheqje për shkak të rezultatit të dobët, Ninova tha se dorëheqjen e kanë kërkuar anëtarë të cilët gjatë gjithë fushatës zgjedhore kanë vepruar kundër interesave të BSP-së.Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..