Nëse partia "Ngritja bullgare" hyn në parlamentin e ardhshëm, tema e rëndësishme për partinë do të jetë formimi i një qeverie të re – prej ekspertësh, ose një qeveri e unitetit kombëtar ose e shpëtimit kombëtar, e cila do ta çojë Bullgarinë përmes krizave të shumta. Këtë e tha para BNR-së lideri i "Ngritjes bullgare" Stefan Janev, ish-kryeministër teknik dhe ministër i mbrojtjes, i cili u zëvendësua nga kryeministri Kirill Petkov pasi Janev e quajti luftën në Ukrainë një "operacion special ushtarak" sipas fjalëve të Vladimir Putinit.
Janev deklaroi se është i kënaqur me rezultatin zgjedhor, pasi partia e tij është e re. "Shpresoj se zgjedhjet e ardhshme do të jenë jo më herët se një vit," tha gjithashtu ai.
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..