Rezultatet e exit poll-it të Gallup International Balkan, partner mediatik i BNR-së, tregojnë se 8 parti dhe koalicione po hyjnë në parlamentin e ri të 48-të, me njërën prej tyre në prag. Të dhënat e agjencisë tregojnë shpërndarjen e mëposhtme të votave nga zgjedhjet parlamentare në Bullgari, që nga ora 20:00 e datës 2 tetor 2022:
GERB-SDS: 24.7%, ose 63 mandate
"Po e vazhdojmë ndryshimin":18.8%, ose 48 mandate
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS): 14.5%, ose 37 mandate
Partia Socialiste Bullgare (BSP): 10.8%, ose 30 mandate
"Vëzrazhdane": 10.2%, ose 23 mandate
"Bullgaria Demokratike": 7,4%, ose 19 mandate
"Ka një popull të tillë": 4.6%, ose 12 mandate
"Ngritja bullgare": 4.0%, ose 8 mandate
“Ngrihu, Bullgari” është nën barrierën prej 4 për qind për të hyrë në parlament me një rezultat prej 1.2%.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Legjislaturën e 48-të të Kuvendit Popullor është 35.3%. 3.3% e votuesve kanë votuar me “Nuk mbështes askënd”.
Në zgjedhje morën pjesë gjithsej 22 parti dhe 6 koalicione. Mbi 6 600 kandidatë iu bashkuan betejës për një vend në parlamentin bullgar prej 240 vendesh.
Bullgarët jashtë vendit votojnë në 755 qendra votimi jashtë vendit. Më së shumti janë në Republikën e Turqisë, në Mbretërinë e Bashkuar, në Gjermani, Spanjë dhe Itali.
Deri në orën 19:00 të ditës së zgjedhjeve janë pranuar 135 raporte për shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe të të drejtave politike të qytetarëve, njoftoi MPB.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..