Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Maqedoninë e Veriut votojnë nën hijen e fushatës mediatike antibullgare

Foto: BGNES

Sajti informativ "Tribuna" njoftoi për Radio Bullgarinë se pjesëmarrja e votuesve në seksionin në Ambasadën Bullgare në Shkup është e krahasueshme me atë të votimit të fundit parlamentar në nëntor 2021. Në kryeqytetin maqedonas nuk ka persona me nënshtetësi bullgare që shqetësohen për të votuar.

Sot në Maqedoninë e Veriut votohet në 7 seksione, d.m.th. një më shumë sesa në zgjedhjet e nëntorit.

Biseduam me Ljubço Kurtellovin, stërnipin e rilindësit Dimitër Milladinov, se si po shkon votimi në njërin prej tyre në Ohër.

“Gjithçka është normale. Sapo fola me miqtë që janë në komision, deri në orët e pasdites kishin votuar pak më shumë se 40 persona. Pak njerëz paraqitën aplikime - 7 persona. Por njerëzit që nuk kanë dorëzuar paraprakisht një aplikim elektronik nënshkruajnë deklaratat në vend dhe votojnë më pas”.

Aktiviteti i bullgarëve në rajonin e Liqenit të Ohrit është më i dobët se në nëntor të këtij viti, na informoi Kurtellov:

“Mendoj se vetëm diku rreth 170 veta votuan atëherë në Ohër. Tani për tani janë më pak. Parashikimet e mia personale janë se këtë herë do të votojnë më pak, gjë që është rezultat i një propagande intensive antibullgare kohët e fundit. Ju e dini se për çfarë bëhet fjalë.”

Ka raportime nga bullgarët në Maqedoninë e Veriut se ka frikë tek bullgarët që të shkojnë të votojnë sepse do të fotografohen - a është e vërtetë kjo?

“Po, po, kështu është. Ka frikë. Ndoshta frika është një fjalë e fortë, por ka një përmbajtje dhe kjo është arsyeja se pse numri është ulur, të paktën tani për tani. Njerëzit janë më të rezervuar, pikërisht për shkak të asaj propagande kundër Bullgarisë, propagandë kjo e cila ishte shumë e fortë. Këtu janë disa televizione, dhe në të gjitha programet e tyre ka një propagandë kundër Bullgarisë. Kjo nuk mund të mos ketë ndikim te njerëzit, prandaj edhe aktiviteti është më i ulët.”

Jeni banor i Ohrit për një kohë të gjatë, a e keni idenë se sa njerëz në Ohër kanë nënshtetësi bullgare?

“Nuk kemi një informacion të tillë. Në total, mund të themi - jo vetëm për Ohrin, por edhe për të gjithë Maqedoninë e Veriut - diku rreth 100 000 veta kanë nënshtetësi bullgare. Disa thonë se janë më shumë. Por ka edhe një fenomen tjetër - shumë njerëz ndjehen bullgarë, por nuk kanë shtetësi. Disa kanë aplikuar, por ky proces është i ndërlikuar dhe shumë i ngadaltë. Ka edhe njerëz të moshuar që nuk aplikojnë fare, por në shpirt ndihen bullgarë”.

A prisni ju personalisht ndonjë ndryshim në lidhje me politikën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut nga qeveria e ardhshme e vendit tonë?

“Ndryshimi duhet të vijë nga ana jonë, nga pala maqedonase. Bullgaria, do të thoja, ka një politikë të qëndrueshme, ne e dimë se cilat janë kushtet e saj. Qeveria aktuale në Maqedoninë e Veriut mund të thuhet se po bashkëpunon. Por ka presion shumë të fortë nga opozita dhe media, të cilat kanë një ndikim të fortë publik dhe krijojnë një qëndrim antibullgar këtu - ky është problemi. Çfarë ndryshimi duhet të presim nga qeveria bullgare? Ajo i ka vendosur kushtet dhe tani ne jemi ata që duhet t'i përmbushim nëse duam të vazhdojmë në rrugën e integrimit evropian. Dua të them se Bullgaria po ndihmon. Këtu kemi një problem - Maqedonia e Veriut nuk prodhon mjaftueshëm energji elektrike. Tani jemi duke negociuar me Bullgarinë që të marrim energji elektrike me çmime më të ulëta. Bullgaria gjithmonë na ka dhënë dhe po vazhdon të na japë që nga krijimi i Maqedonisë së pavarur në vitin 1991. Por ekziston një thënie popullore që thotë, me forcë mund të marrësh, por me forcë nuk mund të japësh. Dua të them që Bullgaria jep, por kjo gjë nuk vlerësohet sa duhet këtu”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD