Negociatat aktuale për anëtarësimin evropian të Maqedonisë së Veriut do të fillojnë vetëm kur ajo të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj, tha Presidenti Rumen Radev në Sofje. Ai theksoi se zbatimi i shpejtë i angazhimeve dypalëshe nga shteti fqinj është garanci për integrimin e përshpejtuar evropian të tij.
“Duhet të zgjidhim të gjitha çështjet që janë shtyrë për shumë vite. Bisedimet për historinë tonë të përbashkët janë të pashmangshme dhe pres që burrështetasit në vendin tonë mik të tregojnë mençuri politike dhe të ndërtojnë të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, të çliruar nga ideologjitë të së shkuarës.”
Bullgaria është e gatshme të rrisë eksportin e energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por në përputhje me normat e tregut evropian të energjisë dhe legjislacionit bullgar, tha gjithashtu Radev.
“Me Presidentin Stevo Pendarovski dhe me Presidentin e Komisionit Evropian diskutuam për mundësitë që BE-ja ta mbështesë financiarisht Maqedoninë, në mënyrë që të shmanget një krizë e mundshme likuiditeti pikërisht në dimrin e ardhshëm në aspektin e furnizimit me energji elektrike. Varet nga vendimet e institucioneve evropiane dhe i takon Shkupit të bëjë kërkesat përkatëse, për të cilat ne ndihmojmë”, tha presidenti.
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..