Votimi për bullgarët jashtë vendit filloi në Zelandën e Re dhe Australi, në orën 07:00 me orën lokale (21:00 me orën bullgare më 1 tetor). Shtetasit bullgarë jashtë vendit votojnë në gjithsej 62 vende në 755 qendra votimi. Më shumë seksione jashtë vendit ka në Turqi - 166, në Britaninë e Madhe - 126, në Gjermani - 77 dhe në Spanjë - 65. Për shkak të diferencës kohore, dita e zgjedhjeve jashtë vendit do të përfundojë më së voni në seksionet në Kaliforni të SHBA-së - në orën 6 me orën bullgare të hënën, më 3 tetor.
Në Çikago, ku jeton komuniteti më i madh bullgar, u caktuan 8 vende votimi dhe ka makineri në 5 seksione. Sipas vullnetarëve të zgjedhjeve atje, nuk do të ketë probleme në shtetin e Floridës, ku uragani Jën mori jetë njerëzish dhe shkaktoi shumë dëme. Përfaqësues nga Ambasada jonë në SHBA dhe nga Ministria e Jashtme me siguri nuk do të jenë atje sepse nuk se si të arrijnë atje.
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..