Sot në Bullgari është ditë reflektimi para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 2 tetorit. Në orën 24:00 të datës 30 shtator përfundoi fushata parazgjedhore e kandidatëve që kërkuan mbështetjen e shoqërisë për hyrjen në Asamblenë e 48-të Kombëtare. E shtuna, pa agjitacion politik, u jep qytetarëve bullgarë mundësinë të formulojnë preferencat e tyre se kujt do të votojnë besimin për t'i përfaqësuar ata në parlamentin e ardhshëm. Shpërndarja e materialeve të fushatës, si dhe shkatërrimi i atyre tashmë të vendosura, është e papranueshme. Ndalohet publikimi i sondazheve dhe renditjeve 24 orë para votimit, si dhe në ditën e zgjedhjeve.
Partitë, koalicionet dhe komisionet nismëtare dorëzojnë sot në Komisionet Rajonale të Zgjedhjeve aplikimet për regjistrimin e mbrojtësve të listave të kandidatëve, të cilët duhet të marrin një vërtetim nga Komisioni. Në faqen e internetit të Komisioneve Rajonale të Zgjedhjeve publikohet një listë e personave të autorizuar, me kusht që të respektohen kërkesat për mbrojtjen e të dhënave personale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të regjistrojë dhe të publikojë në faqen e tij të internetit listën e vëzhguesve të votimit.
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..