Produkti i Brendshëm Bruto i Bullgarisë do të rritet me 3% në vitin 2022, parashikon Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e saj ekonomik rajonal të shtatorit, të publikuar sot, raporton BTA. Për shkak të ecurisë solide të ekonomisë në 6-mujorin e parë të vitit, parashikimi për rritjen e saj është rishikuar dhe tani pritjet janë për një rritje më të madhe në krahasim me raportin e BERZH-it nga muaji maj, kur pritej një rritje prej 2.5% për vitin e tanishëm.
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..