Nuk ka sektor pa tension social. “Njerëzit po varfërohen çdo ditë e më shumë, nëse ky proces nuk kontrollohet, tensioni social do të kthehet në bombë”, tha për BNR Todor Kapitanov, Nënkryetar i sindikatës më të madhe kombëtare – Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari.
Ai theksoi se nëse merren parasysh çmimet e mallrave të dorës së parë, inflacioni personal i çdo punonjësi është rreth 50 për qind. Në një situatë të tillë “është e pashmangshme rritja e të ardhurave në çdo sferë”, tha sindikalisti
Kapitanov tha se kërkesat për zhvillimin e negociatave për ngritjen e të ardhurave u parashtruan si para qeverisë së përkohshme, ashtu edhe në takimet e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura dhe përfaqësuesve të partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..