Në Presidencë u mbajt një takim konsultativ i thirrur nga Presidenti Rumen Radev, ku u diskutuan pasojat nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë për sigurinë, ekonominë dhe sferën sociale. Radev theksoi se që në fillim të luftës, Bullgaria e denoncoi agresionin rus si kategorikisht të papranueshëm dhe bëri thirrje për zgjidhjen e konfliktit përmes diplomacisë. “Për fat të keq, ndjekja e fitores ushtarake me çdo kusht i mbyt thirrjet për paqe”, theksoi Radev. Ai vuri në dukje se vendimi i Presidentit Vlladimir Putin për mobilizimin e pjesshëm do të rrisë intensitetin e armiqësive, do të përshkallëzojë konfliktin dhe është një kërcënim për sigurinë me pasoja të vështira për t’u parashikuar. “Referendumet në një zonë luftimi, ku predha bien pranë kutive të votimit, janë një absurditet ligjor dhe Bullgaria nuk do t’i njohë ato”, tha gjithashtu presidenti bullgar.
Edhe pse aktualisht nuk ka një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për sigurinë e Bullgarisë, po merren masa për minimizimin e tij - forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kombëtare dhe përmbushjen e angazhimeve në sistemin e sigurisë kolektive të Aleancës.
Radev theksoi se rreziqet e luftës nuk kufizohen vetëm në çështjet e sigurisë. Përshkallëzimi i konfliktit mund të ndikojë jo vetëm në furnizimin me gaz, por edhe me naftë, në prodhimin e karburanteve në vendin tonë, në funksionimin e termocentraleve të mëdha, në furnizimet nga deti, çka do të thotë thellim i krizës ekonomike dhe sociale. Sipas Radev, Evropa duhet të kërkojë mekanizma efektivë për të minimizuar pasojat e sanksioneve për ekonominë dhe qytetarët e saj. Ai u bëri thirrje partive të bashkohen përballë krizës dhe kërcënimeve dhe popullit të votojë që parlamenti i ardhshëm të ketë legjitimitet.
Më 30 prill, në ndërtesën e Kongresit Amerikan u zhvillua një takim midis një delegacioni nga partia "Vëzrazhdane" dhe deputetit republikan Keith Self, i cili është zëvendëskryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së..
Në Bullgari, legjislacioni është i tillë që nuk mund të mbahet një grevë mbarëkombëtare. Këtë ia shpjegoi Radios Kombëtare Bullgare nënkryetari i sindikatës më të madhe, Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Todor Kapitanov. Ai theksoi..
Bullgaria t’i sigurojë ujë Greqisë nga lumi Arda për 5 vjet, ky propozim për Greqinë u miratua nga qeveria bullgare. Në draft-deklaratën e përbashkët mbi përdorimin e ujërave të lumit Arda u shënua se të dyja palët konfirmuan se angazhimi i mëparshëm..
Në vitin 2024, 93.3 milionë njerëz në Bashkimin Evropian (BE) (21.0% e popullsisë) kanë qenë në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, sipas të..
Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë kryesor strategjik dhe aleat në NATO, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë për të arritur qëllime të..
Duke vendosur lëndën "Virtytet dhe Fetë" në shkollë, qëllimi nuk është indoktrinimi dhe konvertimi i fëmijëve në kishë, por familjarizimi dhe edukimi i..