Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Vendimi i Presidentit Putin për mobilizimin e pjesshëm do të përshkallëzojë konfliktin

Foto: BNR

Në Presidencë u mbajt një takim konsultativ i thirrur nga Presidenti Rumen Radev, ku u diskutuan pasojat nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë për sigurinë, ekonominë dhe sferën sociale. Radev theksoi se që në fillim të luftës, Bullgaria e denoncoi agresionin rus si kategorikisht të papranueshëm dhe bëri thirrje për zgjidhjen e konfliktit përmes diplomacisë. “Për fat të keq, ndjekja e fitores ushtarake me çdo kusht i mbyt thirrjet për paqe”, theksoi Radev. Ai vuri në dukje se vendimi i Presidentit Vlladimir Putin për mobilizimin e pjesshëm do të rrisë intensitetin e armiqësive, do të përshkallëzojë konfliktin dhe është një kërcënim për sigurinë me pasoja të vështira për t’u parashikuar. “Referendumet në një zonë luftimi, ku predha bien pranë kutive të votimit, janë një absurditet ligjor dhe Bullgaria nuk do t’i njohë ato”, tha gjithashtu presidenti bullgar.

Edhe pse aktualisht nuk ka një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për sigurinë e Bullgarisë, po merren masa për minimizimin e tij - forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kombëtare dhe përmbushjen e angazhimeve në sistemin e sigurisë kolektive të Aleancës.

Radev theksoi se rreziqet e luftës nuk kufizohen vetëm në çështjet e sigurisë. Përshkallëzimi i konfliktit mund të ndikojë jo vetëm në furnizimin me gaz, por edhe me naftë, në prodhimin e karburanteve në vendin tonë, në funksionimin e termocentraleve të mëdha, në furnizimet nga deti, çka do të thotë thellim i krizës ekonomike dhe sociale. Sipas Radev, Evropa duhet të kërkojë mekanizma efektivë për të minimizuar pasojat e sanksioneve për ekonominë dhe qytetarët e saj. Ai u bëri thirrje partive të bashkohen përballë krizës dhe kërcënimeve dhe popullit të votojë që parlamenti i ardhshëm të ketë legjitimitet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e gatshme të ofrojë ndihmë të re për Maqedoninë e Veriut

Qeveria bullgare mbetet e gatshme të ofrojë ndihmë shtesë për miqtë dhe fqinjët e saj nëse ata kanë nevojë në këtë kohë të vështirë. Këtë ia ka siguruar ministri i jashtëm Georg Georgiev homologut të tij maqedonas Timço Mucunski, i cili ishte në..

botuar më 25-03-19 8.47.PD

Një formacion ushtarak bullgar niset për të marrë pjesë në forcën stabilizuese të NATO-s në Kosovë

Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të NATO-s në Kosovë (KFOR). Ceremonia, në të cilën do të marrë pjesë shefi i mbrojtjes, admirali Emill..

botuar më 25-03-19 5.55.PD

Pronarët e restoranteve protestojnë kundër TVSH-së 20%

Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur..

botuar më 25-03-19 5.15.PD