Rreth ditëlindjes së shkrimtarit të njohur bullgar Dimitër Talev (1 shtator), mediat bullgare ngritën pyetjen për fatin e shtëpisë së tij në qytetin Prilep.
Për dimensionet e Talevit në Maqedoninë e Veriut sot dhe trashëgiminë e tij, “Radio Bulgaria” kërkoi mendimin e gazetarit maqedonas Vlladimir Perev, i cili gjithashtu lindi në Prilepin legjendar 77 vjet më parë. Edhe pse u rrit dhe jeton në Jugosllavinë e Titos, Perev nuk hoqi dorë kurrë nga rrënjët e tij bullgare. Sot ai është i bindur se trashëgimia kulturore bullgare në qytet nuk kufizohet vetëm me fatin e shtëpisë së familjes Talev:
“Besoj se koha që po vjen do të hapë procese të reja dhe se do të mbrohen disa monumente kulturore dhe historike të frymës kombëtare bullgare në Maqedoni dhe në Priilep, veçanërisht Prilepin tim. Ata ose do të blihen, ose çështja e ekzistencës së tyre do të zgjidhet në mënyrë dypalëshe mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Por dua të kujtoj diçka - kur flitet për shtëpinë e Talevit, nuk merret parasysh se ajo ndodhet 100 metra nga Kisha “Ungjillëzimi i Shenjtë”, një monument kulturor dhe historik i kauzës bullgare në Maqedoni dhe një kishë bullgare e vitit 1834.
Pranë shtëpisë së Talevit ndodhen edhe shtëpitë e Todor Kusev (Mitropoliti Metodij Starozagorski, një mbrojtës i zellshëm i Bullgarisë në Maqedoni), i Ministrit të Jashtëm bullgar Ivan Bashev. Këtu, në oborrin e kishës, ndodhet edhe shkolla e parë bullgare. Këtu është hapësira ku ishte Vatra e Kulturës “Nadezhda” si dhe shtëpitë e familjeve Minikovi, Nebreklievi, këtu është edhe shtëpia e gruas së njërit prej themeluesve të VMRO-së Hristo Batanxhiev, këtu është shtëpia e familjesToshev, Pere Toshev, çdo gjë është brenda 100 metrave. Këtu është edhe Eshtërorja e Heronjve të Luftës së Parë Botërore”.
Vlladimir Perev ndan ide të ndryshme se si shtëpia e Talevit mund të shfrytëzohet si qendër kulturore bullgare në Prilep. E pyetëm se si do ta trajtojnë emrin e Talevit sot në qytet, sepse ai si shumë bullgarë maqedonas u shpall fashist pas vitit 1944?!
“Mendoj se do të zhvillohen diskutime rreth emrit të Dimitër Talevit, jo për akuzat e drejtuara ndaj atij në fashizëm, komunizëm, nacionalizëm, por për përkatësinë së tij kombëtare. A është ai maqedonas apo bullgar? A do të jetë ai në atë grup shkrimtarësh komodë, siç është problemi me krijuesin Vapcarov, për të cilin askush në Maqedoni nuk e di nëse është bullgar apo maqedonas? Nëse ishte maqedonas, pse nuk dinte maqedonisht?”
Deri para 5 vitesh, Dimitër Talev ishte absolutisht i panjohur në Maqedoninë e Veriut, përveç një grushti njerëzish që merren profesionalisht me letërsi, thotë Perev. Por emri dhe vepra e tij u ruajtën në kujtesën stërgjyshore të banorëve të moshuar të qytetit Prilep, së bashku me emrat e plejadës së bullgarëve të dalluar maqedonas të qytetit, si vëllezërit Jordan dhe Dimitër Çkatrovi, Kosta Cërnushanov, Asparuh Minikov, Tode Kusev, dhe të tjerët. Me një psherëtimë të madhe, gazetari pranon se e ka të vështirë të gjykojë nëse romanet e Talevit duhet të përkthehen në normën letrare moderne maqedonase.
“Kjo është një pyetje e vështirë për një person si unë, që di të lexojë katër gjuhët ballkanike, serbisht, kroatisht, bullgarisht dhe maqedonisht, i cili e njeh mirë letërsinë e këtyre vendeve - thekson Vlladimir Perev. - Dimitër Talev duhet të rishkruhet në bullgarisht vetëm me “e” dyfish (ѣ) dhe atëherë do të jetë shumë më i kuptueshëm sesa me “ja” (я). Kur një maqedonas si unë, që e di gjuhën, lexon Dimitër Talev, ai e lexon dhe e kupton. Mirëpo, kur një maqedonas i shkolluar, si unë, lexon “Duhani” nga Dimitër Dimov, bëhet e vështirë për t’u kuptuar. Pse? Sintaksa, ligjërimi, gjithçka është krejtësisht ndryshe. Kjo është një gjuhë tjetër bullgare. Dhe për Talevin thonë se ai ishte mjeshtër i gjuhës bullgare, por për të folurit perëndimor.”
Në vitin 1944, Talev ishte i vetëdijshëm se Bullgaria dhe Maqedonia do të ndaheshin përsëri. Si urë për të lidhur dy pjesët e atdheut nisi të shkruajë romanin “Fanari i hekurt”.
Kapitujt e veçantë të librit u botuan fillimisht në gazetën “Zora”, ku ai punonte së bashku me kritikun letrar Jordan Badev, si dhe me të lindurin gjithashtu në Prilep kryeredaktor të botimit dhe gazetar të shquar bullgar Danaill Krapçev.
“Asociacioni im i parë është gazeta “Zora”, asociacioni im i parë është Danaill Krapçev dhe daja e nënës sime, Jordan Badev. Këto janë asociacionet e mia të para. Më pas librit “Fanari i hekurt” vjen “I dëgjoj zërat e tu” - vazhdon rrëfimin gazetari. - Këto janë asociacionet e mia të para. Por në mes të këtyre dy asociacioneve, kur përmendet Dimitër Talev, krahas kujtimit për banorët e tjerë të qytetit Prilep nga rrethi i tij, vjen asociacioni për kishën “Ungjillëzimi i Shenjtë” ku u punua ikonostasi, i përshkruar në libër.”
Prandaj, shpresa e banorëve të qytetit Prilep si Vlladimir Perev është që kujtimi i këtyre objekteve të shenjta bullgare të ruhet.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivo Ivanov, arkiv, BGNES
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..