14-vjeçarja Diana Çausheva është fituesja e madhe e konkursit “Koncertino Praga”. BNR është producent i incizimeve të violinistes së re bullgare për konkursin. Konkursi është për muzikantë deri në 18 vjeç dhe organizohet çdo vit nga Radio Çeke në partneritet me Euroradio.
Në edicionin e 56-të të konkursit “Koncertino Praga”, Çausheva mori Çmimin e Parë, Çmimin e Shoqatës Evropiane të Konkurseve Muzikore për Rininë (EMCY), Çmimin e Radios Çeke dhe Çmimin e Audiencës. Ajo gjithashtu mori një bursë studimi me mundësinë për të bërë regjistrime për Radion Çeke.
Në raundin final të konkursit arriti edhe pianisti 16-vjeçar Viktor Viçev, i cili mori një diplomë nderi të shkallës së parë.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..