Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

New York – ëndrra e Trios Arrow

Снимка: Facebook/arrowmusicofficial2020

Arrow është një trio e përbërë nga muzikantë shumë të rinj, të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës “Ljubomir Pipkov”. Valeria Vasilenko - vokaliste në grup, është një pianiste, vajza e mësuesve dhe ekzekutuesve të famshëm, e cila megjithatë zgjodhi muzikën pop dhe xhaz si fushën e saj të performancës. Bashkë me të janë Aleksandër Ivanov – bateri (gjithashtu kitara dhe tastiera), autor i aranzhimit të këngës, si dhe Bojan Manollov – bas. New York është albumi i tyre të parë mini. Kënga i kushtohet ëndrrës së tyre - të shkojnë në “kryeqytetin e xhazit” dhe të luajnë në Times Square... Të tre janë bashkautor të muzikës, Valeria dhe Bojan  janë autor të tekstit. Le t’i urojmë që kjo ëndërr të realizohet dhe një ditë të jenë në sheshin emblematik, mirë po para kësaj - të pushtojnë renditjen bullgare.

Përpilues: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Diçka më e mirë"

Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..

botuar më 24-09-24 6.15.PD

Kënga më e re e Projektit “Artistë që këndojnë”

Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..

botuar më 24-09-23 6.55.PD
Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD