Stiljana Nikollova fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. Gjimnastja 17-vjeçare merr pjesë për herë të parë në një forum të tillë dhe solli medaljen e parë në rreth për Bullgarinë nga një garë botërore të gjimnastikës ritmike pas 21 vitesh. Mbajtësja e fundit e medaljes në rrathë ishte Simona Pejçeva në garën botërore në Madrid 2001. Nikollova e luajti shumë mirë kombinimin e saj dhe mori 33.400 pikë. Kampionia e botës u bë italiania Sofia Raffaelli me 34.850 dhe e treta gjermania Daria Varfolomeev me 32.150.
Nikollova është e treta në renditjen provizore pas kualifikimeve në shumëgarësh me gjithsej 64.450 pikë.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..