Pas disfatës në Harkov, Rusia vazhdon sulmet me raketa në infrastrukturën ukrainase. Muri i digës së lumit Ingulec pranë Krivoj Rog u ça me 2 raketa. Autoritetet ukrainase evakuuan popullsinë në zonat e prekura. U zhytun 112 shtëpi dhe vila buzë lumit. Niveli i ujit ra gjatë natës, njofton UNIAN. Jetët e 600 000 njerëzve në qytetin rajonal, i cili është vendlindja e Presidentit Vollodimir Zelenski, janë nën kërcënim.
Këshilltari presidencial Aleksej Arestoviç shpjegoi se qëllimi i sulmit ishte të krijonte një valë të baticës që do të largonte urat pontone të Ukrainës mbi lumin Ingulec, por kjo nuk pati sukses.
Gjatë kthimit nga qyteti i çliruar Izjum, makina e presidentit Vollodimir Zelenski u aksidentua, por ai nuk u lëndua rëndë, njoftoi në Facebook zëdhënësi i kreut të shtetit ukrainas, Sergej Nikiforov.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se perspektivat për vendosjen e paqes në Ukrainë aktualisht janë minimale. Deklarata u bë pas një bisede telefonike midis Guterres dhe liderit rus Vlladimir Putin.
Përkrahësit e partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ) protestuan para Kuvendit Popullor dhe bllokuan qarkullimin në sheshin “Princi Aleksandri I” në shenjë proteste ndaj vendimit të kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova për shpërndarjen e..
Gati 700 përfaqësues të biznesit global të teknologjisë dhe elitës shkencore ndodhen në Bullgari për të marrë pjesë në një nga forumet më prestigjioze në kriptografinë e aplikuar dhe sigurinë kibernetike - Real World Crypto Symposium (RWC). Ngjarja..
Të mërkurën do të mbajë vranësira dhe në shumë rajone në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore do të ketë reshje shiu më intensive në Bullgarinë Veriperëndimore. Ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave do të ketë pasdite kryesisht në rajonet..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..