Për të dytin vit radhazi, laureatët e Festivalit Ndërkombëtar Folklorik “Me këngët e Kiçka Savovës” morën pjesë në një master-klasë të këngës popullore. Festivali, si dhe master klasa, organizohen nga fondacioni "Kiçka Savova", me në krye Stefka Zdravkova, vajza e këngëtares së njohurnga krahina folklorike trake.
“Ky është testamenti i nënës sime për të ardhmen e folklorit”, tha zonja Zdravkova në një intervistë para Bozhidar Çollakovit për BNR – Radio Kërxhali. - Për të dytin vit radhazi në sallën e Ansamblit “Trakia” mbahet master-klasa “Me këngët e Kiçka Savovës” nën udhëheqjen e mësueses Darina Sllavova. Ajo është një këngëtare e mrekullueshme popullore, soliste e “Trakia”, pedagoge e këndimit në Akademinë Kombëtare të Muzikës Panço Vlladigerov. Ishte nxënësja e preferuar e nënës sime. Dëshiroj të sqaroj se në master klasë marrin pjesë fëmijë që fituan çmimin e madh të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik “Me këngët e Kiçka Savovës”, që u mbajt këtë vit për herë të 11-të. Master klasa është një projekt i përbashkët i Fondacionit Kiçka Savova dhe Darina Sllavova. Këta fëmijë janë e ardhmja e folklorit bullgar. Unë dua që ata të besojnë se ka dikush që do t'i dëgjojë dhe do t'i mbështesë për të ecur përpara.'' Ja se çfarë tha Darina Sllavova para gala koncertit të talenteve të reja:
“Emocioni që rezulton është i ndryshëm, por ajo që i bashkon është se u pëlqen të këndojnë. Ata vijnë me shpresën se do të mësojnë diçka të re, se do të prekin krijimtarinë, rrugën e jetës, shembullin e tyre, Kiçka Savova, dhe se në koncertin gala do t'i prezantojnë publikut atë që kanë mësuar. E reja këtë vit është pjesëmarrja e dy djemve - Zllatomir Dimitrov dhe Bozhidar Daçev. Posaçërisht për ta janë përzgjedhur këngë të përshtatshme për zërin mashkullor. Ata janë jashtëzakonisht të talentuar. Për klasën master jam munduar të përzgjedhë këngë të njohura nga repertori i Kiçka Savovës, si dhe disa më pak të njohura. Ato janë përshtatur me moshën e fëmijëve - për sa i përket gamës së zërit dhe emocioneve.
Për më të vegjlit, Iehaja Zheljazkova dhe Maria Hristova, ishte ndoshta më e vështirë sepse duhej të mësonin tekste të gjata, por ia dolën. Përpjekja e tyre për t'u paraqitur mirë para më të mëdhenjve i ndihmoi ato. Jam jashtëzakonisht e kënaqur edhe me të tjerët – Nikol Uzunova, Anna dhe Aleksandrina Prodanovi, Anastasia Pileva”.
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Bozhidar Çollakov – BNR, KërxhaliDashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..
Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..