Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pamje spektakolare nga Bullgaria në sezonin e ri të serive "Evropa nga lart"

7
Foto: Vladislav Terziiski Photography

Bullgaria është një nga gjashtë vendet që do të jetë në fokus në National Geographic. Ekipi edhe një herë ngrihet në qiell për të shfaqur pamje spektakolare ajrore të Kontinentit të Vjetër në episodet e reja të serisë së dokumentarëve “Evropa nga lart”. Përveç vendit tonë do të përfaqësohen edhe Serbia, Rumania, Danimarka, Skocia dhe Belgjika.

Seriali fillon më 18 shtator me një episod kushtuar veçanërisht kulturës së pasur, natyrës së larmishme dhe arritjeve moderne në fushën e inxhinierisë që mund të shihen në Bullgari. Dhe e gjithë kjo e filmuar me teknologjinë më të avancuar të dronëve dhe aftësitë e pilotëve profesionistë.

Fotografi Vlladisllav Terzijski është piloti kryesor i dronëve, i cili ka marrë pjesë në filmimin e episodit bullgar. Në intervistën për programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare ai  la të kuptohet se çfarë duhet pritur nga aventura dokumentare prej një orësh.

“Do të shohim shumë gjëra nga më të ndryshmet, në sfondin e nëntë historive të vogla që zhvillohen në vende të ndryshme të Bullgarisë gjatë katër stinëve që kemi. Ne do të ngjitemi në majën më të lartë në vendin tonë - Musalla, dhe kjo në dimër. Do të jemi gjithashtu dhe në det - në fshatin e peshkimit Çengene Skele pranë Burgasit, i ndërtuar tërësisht nga mbeturina dhe materiale të ricikluara, që është një shembull i përpjekjeve të banorëve vendas për të pastruar plazhet e Detit të Zi nga plastika. 

Në thelb, filmi përpiqet të tregojë larminë e vendit tonë, të thyer përmes historive vërtet interesante njerëzore. Përveç pamjeve me dron, ne kemi pamje nga toka dhe pamje nga një kamerë ekstreme që është e montuar mbi një kafshë, një person ose e vendosur në një vend të caktuar për të mundësuar xhirimin nga një këndvështrim i caktuar.”

Historia e Bullgarisë "nga lart" do të fillojë nga sekretet e fshehura të Perperikonit të lashtë dhe shikuesit do të kenë mundësinë të ndjekin punën në terren të arkeologut Profesor Nikollaj Ovçarov dhe ekipit të tij.

Перперикон

Do të tregohet spektakli emblematik "Tingulli dhe drita"  në Veliko Tërnovo. Pamjet do të tregojnë gjithashtu një këndvështrim të ndryshëm për Katedralen "Fjetja e Virgjëreshës së Bekuar Mari" në Varna dhe procesin e prarimit të kupolave të saj.

Vlladisllav Terzijski tregoi se, disa nga fotografitë më sfiduese, të realizuara nga ekipi i vargut të serive, kanë qenë të lidhura me filmimin e kalimit të zakonshëm 7 orësh drejt stacionit meteorologjik të majës Musalla, të meteorologut Zahari Nedjallkov.

Мусала

Do të mund të shikojmë nga lartë akoma vallen mistike të ndjekësve të mësuesit Petër Dënov, gjatë ritualit të paneuritmias , performuar çdo verë në Shtatë Liqenet e Rillës.

Kontrasti i kohës është i koduar nëpamjet e rrokaqiellit të parë bullgar Sky Fort në Sofje - një ndërtesë 202 m e lartë, me 49 kate, e cila ende nuk është përfunduar plotësisht, si dhe historia e monumentit të Buzlluxhës dhe përpjekjet për të shpëtuar dhe rinovuar atë.

“Më së shumti u argëtova gjatë xhirimeve në Musalla, pavarësisht kushteve të këqija dhe erës së fortë. Nga njëra anë, sepse ishte dimër, nga ana tjetër - po fotografoja një person që e njoh personalisht dhe e respektoj shumë, dhe doli të ishte një ndjenjë mjaft primare. Shumë bukur dhe këndshëm ishte dhe në Shtatë Liqenet e Rillës. Duket se mua mali më tërheq” - pohon Vlladisllav.

Me çdo një histori njerëzore dhe përvojë profesionale, njeriumëson diçka të re e cila e zgjeron horizontin e njohurive për shtetin e tij është kategorik fotografi. Kurse sa i përket imazhit të Bullgarisë, të cilin do ta shikojnë spektatorët në Evropë, ai thotë:

“Do ta shikojnë si një shtet të larmishëm, i cili ka shumë vende të bukura dhe gjëra interesante, të cilat mund t’i bësh gjatë gjithë vitit”.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Vladislav Terziiski Photography




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Momçillovci ofron rehati rurale dhe prehje shpirtërore në zemër të malit Rodopa

Natyra e pastër, rehati shtëpiake, ushqime të shijshme dhe emocione të llojllojshme - Momçillovci është një parajsë për adhuruesit e turizmit rural. Në kulmin e sezonit turistik, si gjatë dimrit, ashtu edhe gjatë verës, bujtinat dhe restorantet në..

botuar më 25-03-30 7.05.PD

Nga Kina përmes Baltikut deri në Rodopet Lindore - bullgari investon në përjetime të reja

Bullgarët po udhëtojnë gjithnjë e më aktivisht dhe po shpenzojnë më shumë para për udhëtime - si në destinacionet e afërta ashtu edhe në ato të largëta. Vitin e kaluar ata bënë rreth 9 milionë udhëtime jashtë vendit,dhe destinacionet më të njohura..

botuar më 25-03-29 9.25.PD
Festivali

Nga fundjava e midhjeve e gjer te pushimet në kinema, ose si Burgas i tërheq turistët

Verën e kaluar Burgasi dhe fshatrat turistikë përreth pritën rreth 600 mijë turistë bullgarë dhe të huaj, që është 21% më shumë se në vitin 2023. Megjithatë kohët e fundit qyteti ynë i Detit të Zi po zhvillohet edhe si një qendër kulturore, duke..

botuar më 25-03-27 7.15.PD