Më shumë se 500 veta personel ushtarak janë dërguar për të ruajtur kufirin, tha për bTV ministri i mbrojtjes nga qeveria teknike Dimitër Stojanov. Ai vuri në dukje se ushtria nuk është për herë të parë në kufi, ajo e njeh shumë mirë terrenin dhe po punon shumë mirë në ndalimin e presionit të emigrantëve.
I pyetur për të komentuar ngjarjet në Ukrainë, ministri tha se shpreson se kundërsulmi ukrainas do ta kthente valën e luftës, duke theksuar se presidenti rus Vladimir Putin është agresori.
Lufta në Ukrainë zvogëloi në minimum mundësitë e mirëmbajtjes së avionëve bullgarë MiG-29, por Stojanov pret që 2 motorët e parë për avionët të dorëzohen nga Polonia brenda një muaji.
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..